Kantonet e Francës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kantonet e Francës janë nënndarjet territoriale të Republikës së Francës, të cilat për nga hierarkia administrative vijnë pas rajoneve, 101 departamenteve dhe 342 arrondissementeve.

Përveç rolit të tyre si njësi organizative në aspekte të caktuara të administratës së shërbimeve publike dhe drejtësisë, qëllimi kryesor i kantoneve sot është që të shërbejë si zona për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë përfaqësuese (Këshilli i Përgjithshëm) në secilin departament. Për këtë arsye, zgjedhjet e tilla njihen në Francë si "zgjedhjet kantonale".

Aktualisht në Francë janë 4,055 kantone.[1] Shumica e tyre grupojnë së bashku një numër të caktuar komunash (ndarja më e ulët administrative e Republikës Franceze), në mënyrë që kantonet të kenë numër përafërsisht të barabarta në madhësinë e popullsisë - ndryshe nga komunat të cilat shkojnë në madhësi nga më shumë se dy milionë banorë (Parisi) me vetëm një person (Rochefourchat).

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri i kantoneve varion nga departamenti në departament. Departamenti me numrin më të vogël të kantoneve është Territoire de Belfort i cili ka 15 kantone. Departamenti Nord ka 79 kantone. Gjithsej në Francë në vitin 2011 kishte 4,055 kantone, nga të cilat 172 në departamentet përtej detit.[1] Ishulli Mayotte i cili është i ngjashëm me administrimin e departamentit është i ndarë në 19 kantone.

Shikoe edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Insee, Populations légales 2009 pour les départements et les collectivités d'outre-mer, 2012. Pour Mayotte : Insee, Population des cantons de la collectivité départementale de Mayotte.