Karaoke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Karaoke është një fenomen muzikor i shpërndarë në të gjithë botën, sidomos rreth viteve '80. Emri i saj vjen nga bashkimi i fjalëve japoneze kara (bosh) dhe oke (orkester)

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Makineri për të bërë karaoke

Nuk mund te thuhet se kush është krijuesi i vërtetë i kësaj forme të spektaklit, disa thonë se lindi ne SHBA rreth viteve '60 disa të tjerë mendojne se u krijua në Japoni duke patur parasysh ingranimin e publikut në skenë, por dihet me siguri se ishin lokalet dhe baret aziatike ato që e aplikuan për herë të parë karaoken. Muzika që dëgjohej në sfond dhe titrat e rrjedhshme të cilat dilnin përmes skermave gjigande në shumë pak kohe u bene të njohura në gjithë botën. Çdo kush kishte tashmë të drejtë të merrte mikrofonin dhe të këndonte përpara një publiku që mund ta duartrokiste. Rezultatet ishin të ndryshme, ndonjëherë zbuloheshin talente, ndonjëherë stonimi tejkalonte limitet, e rëndësishmja është se argëtimi ishte i sigurt. Në Itali në fillim të viteve '90 u krijua dhe një spektakel karaoke i cili drejtohej nga këngetari Fiorello dhe që u ndoq me shumë interes nga publiku italian.

Karaoke në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Lokal klasik karaoke në Tiranë

Ne vendin tonë karaokja do të vinte pak më vonë se në vëndet e tjera evropiane. Pikërisht në vitin 2005 filluan të krijohen lokalet dhe klubet e para me këtë kulturë muzikore. Njerëzit menjëherë shfaqën interes dhe filluan të këndojne duke u infiltruar në "botën" karaoke. Fillimisht publiku angazhohej duke kënduar vetem me kengë të huaja (pasi bazat e këngëve shqip janë shumë të rralla për tu siguruar), por sot në kryeqytet ka edhe ambient ku kendohet kenga shqiptare version karaoke.

Lidhje te jashteme[redakto | redakto tekstin burimor]