Kazuhiko Yamamoto

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kazuhiko Jamamoto (6 qershor 1961) është një studiues ligjor japonez i specializuar në të drejtën e procedurës civile, ligjin e falimentimit dhe të drejtën e arbitrazhit. Profesor i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Hitotsubashi. Dekan i Shkollës Juridike të Universitetit Hitotsubashi dhe President i Organizatës së Arbitrazhit Sportiv të Japonisë. Ka qenë zyrtari kryesor i kërkimit tek "Instituti i Etikës dhe Filozofisë Megumi" në Kogashi, Japoni. Është i njohur kryesisht për studimet mbi etikën e të drejtës dokesore shqiptare dhe krahasimet e Kanunit me Bushidon japoneze.[1][2] Ka qenë pjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë me temën "Një analizë alternative e Wabichas japoneze në terma të strukturës etike të Kanunit (An alternative analysis of japanese Wabicha in terms of ethical structure of the Kanun).[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Raymond Hutchings (1999). Japan's Economic Involvement in Eastern Europe and Eurasia. Springer. fq. 73. ISBN 9781349143160. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Cullhaj, Florian (2016). Democratization from Within: Political Culture and the Consolidation of Democracy in Post-Communist Albania. Edizioni Nuova Cultura. fq. 221–223. ISBN 978-88-6812-825-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Yamamoto, Kazuhiko. (2012). An Alternative Analysis of Japanese Wabicha in terms of the Ethical Structure of the Kanun. Conference: Seminari Ndërkombëtar Për Gjuhën, Litërsinë dhe Kulturën Shqiptare 2012, Volume: 31/1: 319-339, 2012