Kanuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Stampa:Other uses


The Kanun is a set of traditional Albanian laws. The Kanun was primarily oral and only in the 20th century was it published in writing.[1] There is only one Kanun since the ancient times commonly referred to the "Kanun of Leke" from which six later variations eventually evolved, categorized according to the area, the personality and their time of origin: Kanun i vjetër (anglisht: Old Kanun), Kanuni i Lekë Dukagjinit (anglisht: The Kanun of Lekë Dukagjini), Kanuni i Çermenikës (anglisht: The Kanun of Çermenikë), Kanuni i Papa Zhulit (anglisht: The Kanun of Papa Zhuli), Kanuni i Labërisë (anglisht: The Kanun of Labëria)[2] and Kanuni i Skenderbeut (anglisht: Kanun of Skanderbeg)[3][4]

also known as Kanuni i Arbërisë (anglisht: Kanun of Arbëria).

  1. ^ Bernard Cook: Europe since 1945: an encyclopedia. Garland Publishing 2001, ISBN 0-8153-4057-5 (Lexuar më 1 korrik 2010)
  2. ^ R. Zojzi The Code of Labëria ("Kanuni i Labërisë" Tirana (Institute of Folk Culture Archives
  3. ^ Ilia, I.F. Kanuni i Skenderbegut (1993) The Code of Skanderbeg Shkoder Publisher:Archbishop of Shkodra.
  4. ^ Women who become men: Albanian sworn virgins By Antonia Young Page 732([1])

Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore [1].

Prejardhja e termit “Kanun” siç dihet, ka ngjallur diskutime ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At Gjergj Fishta në parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon” që u përhap edhe në gjuhë të tjera”.

Historiani Kristo Frashëri mendon se termi “kanun” është me origjinë bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.

Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.

Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.

Termi “Kanonizma” është përdorur në aktin e Komitetit të Fshehtë të Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë” të themeluar në vitin 1865.

Gjithashtu termi “Kanon” është përdorur nga qeveria e Vlorës ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisë” (10 maj 1913). Është e vërtetë se në popull përdoreshin fjalët “shart”, ²adet², “zakon” por edhe këto janë me origjinë të huaj e dallohen parimisht nga normat juridike të së drejtës zakonore.

Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”.

Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:

Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.

Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.

Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij.

Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.

Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e botimit dhe qëllimet e tij.

Përsa i përket emërtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parë si të arsyeshme sepse ky term nuk njihet e nuk përdoret në Labëri.

Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë” krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të përbashkët e çfarë i dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të Labërisë.


Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980