Gjakmarrja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjakmarrja nënkupton daljen e gjakut nga trupi. Termi gjakmarrje ka dy kuptime duke e vështruar nga këndi mjekësorë dhe ai shoqërorë kur tek i pari këndvështrim ka kuptim pozitiv kurse tek i dyti negativ.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Gjakmarrja (med.)
[redakto] Gjakmarrja (shoq.)
Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e mesdheut e sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjeses evropiane të Turqisë së sotme.
[redakto] Gjakmarrja tek shqiptarët
Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktatures komuniste (1946-1990) ajo shpertheu pa rregulla pas hyrjes së demokracise në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si: Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë: "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt." [1]
[redakto] Lidhje të jashtme
Kanuni i neglizhencës Opnion nga Kadri Sherifi
| Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |