Albania (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Albania (revistë).JPG

Albania ishte revistë në gjuhën shqipe e drejtuar nga Faik Konica që ishte edhe kryeredaktor i revistës me pseudonimin Trhank Spirobeg numri parë i së cilës u botua më 25 mars të vitit 1897. Ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u bë tribunë e mendimit të atdhetarëve përparimtarë shqiptarë jashtë Shqipërisë ( Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli). Kjo revistë deri në vitin 1901 u botua në Bruksel dhe nga viti 1902 e më pas në Londër. Numri i parë i saj doli nga shtypi në vitin 1897 dhe i fundit në vitin 1909. Trajton probleme shqiptare në fushat e historisë, gjuhësisë, letërsisë, folklorit etj. Përveçse në shqip kjo revistë u botua edhe në gjuhën frënge e turke.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]