Kazuki Takahashi
Kazuki Takahashi | |
Emri | Kazuki |
Mbiemri | Takahashi |
Lindur më | 4 tetor 1961 |
Lindur në | Tokjo |
Kombësia | Japoneze |
Shtetësia | Japoneze |
Profesioni | Artist mangash dhe Krijues lojërash |
Kazuki Takahashi (Japon. 高橋 和希) i lindur ne 4 tetor, 1961 ne Tokjo ishte nje artist japonez mangash dhe krijues lojerash, me mire i njohur per krijimin e "Yu-Gi-Oh!".
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Takahashi pelqen te luaje lojera si shogi, mahjong, lojera me letra dhe lojera tavoline me role. Ne nje interviste me Shonen Jump, Takahashi deklaroi se mangat e tij te preferuara nga autore te tjere perfshinin "Akira" nga Katsuhiro Otomo, "Aventura e Cuditshme e JoJo-se" nga Hirohiko Araki dhe "Sfera e Dragoit" nga Akira Toriyama. Ai gjithashtu pelqen leximin e komikeve amerikane nga ku Hellboy eshte personazhi i tij i preferuar.
Kariera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Takahashi filloi te punonte si nje artist mangash ne 1982. Krijimi e tij i pare ishte "Tokiō no Tsuma" (闘輝王の鷹), e publikuar ne 1990. Nje nga punet e tij te hershme "Tennenshoku Danji Buray" (天然色男児BURAY), u publikua nga 1991 ne 1992 dhe zgjati dy vellime. Sidoqofte Takahashi nuk gezoi sukses te madh deri ne vitin 1996 kur ai krijoi "Yu-Gi-Oh!", nje veper qe do te conte me pas ne krijimin e letrave te tregtueshme "Yu-Gi-Oh!" te publikuara nga Konami. Ne fillim manga e tij u krijua me idene e te qenurit nje episod i vetem ne prezantimet e lojerave te reja me ane te mangave, me emrin "Magji dhe Magjistare" duke ju referuar lojes me letra "Magji: Mbledhja" dhe kompanise se saj publikuese "Magjistaret e Bregut" (me vone emri i lojes i ndryshua ne "Duel Monstrash" ne pershtatjen anime). Sidoqofte Shueisha, botuesi i revistes se perjavshme "Shōnen Jump" mori kaq shume letra dhe e-maile nga fansat, qe pyesnin per "Magji dhe Magjistare" sa Takahashi vendosi ta zgjeronte ate.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 korrik 2022, Takahashi u gjet i vdekur në ujë 300 metra jashtë bregut të Nago, Okinava, nga oficerët e JAPAN COAST GUARD pas një raportimi civil nga një varkë që kalonte.[1] Ai u gjet i veshur me pajisje për zhytje me periskop dhe shkaku i vdekjes së tij u përcaktua të ishte mbytja.[2][3]
Më pas u raportua, fillimisht në gazetën ushtarake amerikane Stars and Stripes më 11 tetor, se Takahashi kishte vdekur në pasditen e 4 korrikut ndërsa po ndihmonte në shpëtimin e tre personave të tjerë që u kapën nga një rrjedhë detare.[4][5]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://studio-dice.com/ Website zyrtar i Kazuki Takahashit
- ^ "Yu-Gi-Oh! Manga Creator Kazuki Takahashi Has Died". Siliconera (në anglishte amerikane). 2022-07-07. Marrë më 2023-10-28.
- ^ "サメのかみ傷は死後 「遊☆戯☆王」作者の死因は溺死と発表 12キロ離れたビーチにレンタカー". 沖縄タイムス+プラス (në japonisht). 2023-10-27. Marrë më 2023-10-28.
- ^ Dooley, Ben (2022-07-07). "Kazuki Takahashi, Yu-Gi-Oh! Creator, Dies at 60". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2023-10-28.
- ^ "Army officer recognized for rescuing three people from riptide that killed 'Yu-Gi-Oh!' creator". Stars and Stripes (në anglisht). Marrë më 2023-10-28.
- ^ Ives, Mike; Ueno, Hisako (2022-10-28). "A Celebrated Japanese Artist Died Trying to Save Others From Drowning". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2023-10-28.