Kenzaburō Ōe
| Kenzaburō Ōe |
|
![]() Kenzaburō Ōe, shkrimtar japonez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1994 |
|
| Ditëlindja: | 31 janar 1935 |
|---|---|
| Vendlindja: | Shikoku, Japoni |
| Nënshtetësia: | japonez |
| Zhanri: | novelist dhe eseist |
Kenzaburō Ōe (japnisht: 大江 健三郎) lindi më 31 janar 1935, në një qytezë japoneze të ngritur në ishullin Shikoku. Aty u rrit dhe ky vend do të jetë dekori kryesor i veprës së tij. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Kenzaburô largohet për në Tokjo ku i kryen studimet e gjuhës frenge dhe nga fundi i vitit 1950 publikon novelat e para por suksesin nismëtar e arrin me « Një aferë personale » më 1964. Shkruan gjithashtu romane dhe kritikë letrare. Është specialist i William Blake-ut, Malcolm Lowry-t dhe Dante Alighieri-t. Vepra e tij është posaçërisht e orientuar me angazhime politike të majta dhe me analizë psikologjike. Është gjeni i pershtatjes së origjinalitetit dhe natyralizmit. Përplotë fragmente jetëshkrimore janë një ahkoqitje sociologjike dhe historike me një imagjinatë të paaritshme nga shkrimtarë tjerë bashkëkohorë japonez.
Më 1958 i ndahet çmimi Akutagawa, distinkcion më i lartë japonez; më 1989 merr çmimin Europalia kurse më 1994 i ndahet Çmimi Nobel për Letërsi e kjo është një mirënjohje e pakrahasueshme ndërkombëtare për autorin Kenzaburô.
Veprat [redakto]
- Kafsha për t’a ushqyer (飼育, Shiiku, 1958)
- Kështu vdiq i riu i politizuar (政治少年死す, Seiji syōnen shisu, 1961)
- Agwii, monstra e mjegullave (空の怪物アグイー, Sora no kaibutsu Aguii, 1964),
- Sënime nga Hiroshima (ヒロシマ・ノート, Hiroshima nōto, 1965) (ese)
- Aferë Personale (個人的な体験, Kojinteki na taiken, 1965), A personal matter, 1969) (roman).
- Na thoni si t’i mbijetojmë çmendurisë sonë (われらの狂気を生き延びる道を教えよ, Warera no kyōki wo ikinobiru michi wo oshieyo, 1966) (novela).
- Loja e shekullit (万延元年のフットボール, Man'en gannen no futtobōru, 1967) (roman), Gallimard, 1985
- Loja e sinkronizmës (同時代ゲーム, Dōjidai geimu, 1979)
- Zgjohuni ju të rinj të kohës së re (新しい人よ、眼ざめよ, Atarashii hito yo mezameyo, 1983) (novela)
- Une existence tranquille, Gallimard, 1995
- Egzistenë e qetë (静かな生活, Shizuka na seikatsu, 1990) (tregime)
- Një familje në rrugë të shërimit (tregime), (Kaifuku suru kazoku, 1995
- Unë nga Japonia e paqartë (あいまいな日本の私, Aimai na Nihon no watashi, 1995),
- Shisha no ogori, Hato, Seventeen (novela)
Shiko edhe [redakto]
Referenca [redakto]
