Kitara

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Kitara klasike braziliane

Kitara është një vegël muzikore me tela. Tingulli prodhohet nga dridhjet e telave me dridhëse, me gishta ose me thonj. Telat janë të shtrënguar sipër kasës ("kasa tingullore"), që amplifikon tingullin. Ekzistojnë shumë lloje kitaresh, por më të përhapurat janë ato klasike, elektrike dhe ato akustike. Kitara është e përdorur në shumë rryma muzikore si blues, country, flamengo, rok muzika, në disa pop dhe në muzikë tradicionale. Zakonisht kitarat kanë gjashtë tela, por ekzistojnë edhe kitara me më shumë tela.

Kemi disa lloje të kitarës: ato janë si p.sh. bas kitara edhe solo kitara. Kitara me e mirë për fëmijë preferohet kitara klasike me tela të plastikes ose të gomës. Kitara vjen nga luti i lashtë arab. Kitara e tipit spanjoll ka gjashtë tela. Akordimi më i njohur i atyre tipave është Mi-Si-Sol-Re-La-Mi (E-B-G-D-A-E) nga teli më i lartë te ai më i ultë (nga poshtë-lartë).

[redakto] Shiko edhe

  • G3 - festival botëror ku marrin pjesë tre kitarista të zgjedhur.
Kitara elektrike (Ernie Ball Music Man, modeli personal i John Petrucci-t)