Klodian Allajbeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Klodian Allajbeu
Klodian Allajbeu

Klodian Allajbeu lindi më 21 Prill, 1978, në qytetin e Beratit. Bashkëthemelues i Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë, z. Allajbeu është drejtori ekzekutiv i grupit spitalor, që nga themelimi i tij në vitin 2006, sot numëron pesë ambjente në Shqipëri dhe dy në Kosovë.[1]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klodian Allajbeu është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Spitalit Amerikan që prej vitit 2006, kur ky spital filloi aktivitetin e tij. Aktualisht, Spitali Amerikan numëron pesë ambjente në Shqipëri, konkretisht, tre spitale në Tiranë, një në Durrës dhe një në Fier, si edhe dy spitale në Kosovë.[2] Spitali Amerikan është çertifikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standartizim, me seli në Zvicër (ISO 9001:2008 dhe ISO 15186) për shërbimet dhe standartin me të cilin ato mundësohen.[nevojitet citimi] Në vitin 2018 Spitali Amerikan bleu dhe Spitalin Hygeia.[3]

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej vitit 2008, Klodian Allajbeu është anëtar i Shoqatës Shkencore Albascience. Gjithashtu, prej vitit 2009, ai është anëtar i bordit drejtues të organizatës jo-qeveritare jo-fitimprurëse “Albania Children Foundation”. Për katër vite (2008-2012), ai ka qenë drejtues i filialit shqiptar të shoqatës për sipërmarrësit e rinj “YES”.[nevojitet citimi] Nga viti 2015, Allajbeu është president i Agjencisë Kombëtare të Anti-Dopingut.[nevojitet citimi] Gjithashtu mban po këtë rol në Federatën Shqiptare të Ekuestrianizmit, që nga 2014. Ai ka drejtuar dy edicionet e para të Kongresit Ndërkombëtar Multidisiplinar Mjekësor, projekt i organizuar nga Spitali Amerikan. Klodian Allajbeu është dekoruar me titullin “Qytetar Nderi i Beratit” në 2014, dorëzuar për ndihmën e dhënë në komunitet dhe aktivitetet filantropike.[4] Një vit më vonë, ai u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për “Kontribut të vlefshëm në zhvillimin e shëndetësisë shqiptare”.[5]

Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klodian Allajbeu u diplomua në vitin 2006 në Universitetin e Ankarasë për Kardiologji.[nevojitet citimi] Përgjatë viteve 2009 - 2012 ai ndoqi studimet master për Administrim Biznesi në Universitetin e Cardiff edhe aktualisht është kandidat për PhD[nevojitet citimi]Universitetin e Tiranës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2019. Marrë më 20 gusht 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://al.spitaliamerikan.com/deget/
  3. ^ https://www.monitor.al/finalizohet-transaksioni-spitali-amerikan-blen-hygeia/
  4. ^ http://bashkiaberat.gov.al/njeriu-i-vitit-klodian-allajbeu/
  5. ^ https://www.youtube.com/watch?v=8IjpOBmjx-4

Ndërlidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]