Jump to content

Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kompleksi Memorial Adem Jashari
Kompleksi Memorial i Familjes Jashari
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrekaz, Skenderaj, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Organi drejtuesKomuna Skenderaj
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3494

Kompleksi Memorial Adem Jashari i njohur edhe si Kompleksi Memorial i Lagjes Jashari është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në Prekaz, Skenderaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturale", i miratuar me numër përkatës 3494.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharaj.[2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Komuna e Skenderajit". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2016. Marrë më 31 janar 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]