Komposto dardhe
Dardhat pasi lahen mirë, qërohen ose lihen të paqëruara, priten përgjysmë, u hiqen farëzat dhe çdo gjysmë pritet në feta portokalli. Gjatë pastrimit që të mos nxihen dardhat hidhen në enë me ujë të ftohtë e limontoz. Lëkurat dhe farëzat bashkë me zemrën hidhen në tenxhere me ujë të vluar dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj lëngu kullohet, i hidhet sheqer, vihet në zjarr dhe lihet derisa të marrë valë, pastaj hidhen dardhat e përgatitura. Lihen të ziejnë 5-10 minuta sipas llojit të dardhave, në qoftë se janë të llojit që zbuten shpejt, atëherë ato hiqen nga zjarri menjëherë sapo të marrin valë. Për aromë, kompostos mund t'i shtohet pak kanellë ose karafil. Ndërsa për të përmirësuar shijen, kur kompostoja të jetë ftohur, i hidhet verë e kuqe e ëmbël.
Për 4-5 persona duhen :
- dardha : 500 g,
- sheqer : 1 gotë uji,
- verë : 1 filxhan kafeje,
- lëndë aromatike,
- ujë : 1 litër,
- limontoz : një majë lugë kafeje.