Korani
| Korani | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Conservation status | ||||||||||||||
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||||
| Salmo letnica
(Karaman, 1924) |
Korani (trajta e pashquar Koran)[1] (Salmo letnica) është një specie endemike e troftës në liqenin e Ohrit dhe lumin e Drinit të Zi, në Shqipëri dhe Maqedoni.
Peshkimi dhe gastronomia [redakto]
Korani është një specialitet gatimi si në menutë shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. Peshkimi në vitet e fundit e ka rrezikuar deri zhdukjen e këtij peshku të rrallë endemik[2], megjithëse ekzistojnë nisma dhe janë organizuar shumë veprimtari nga të dyja palët për ruajtjen e koranit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka ndaluar peshkimin e koranit me ligj, që nga viti 2004 deri në 2014, ndërsa që prej vitit 2003, ligji mbi peshkimin në Shqipëri ndalon peshkimin vetëm gjatë periudhës së shumëzimit[3], por për pjesën tjetër të vitit nuk ka kufizime, çka nuk ka penguar peshkimin ilegal dhe mbipeshkimin[4].
Korani gjendet i gdhendur në anën e pasme të monedhës maqedonase 2 Denarëshe, të lëshuar në vitin 1993.[5]
References [redakto]
- ^ Crivelli, A.J. 2006. Salmo letnica. IUCN Red List of Threatened Species. Version 2010.1 Downloaded on 20 May 2010.
- ^ "Fossil Trout" Faces Extinction in Balkans, Experts Warn
- ^ http://www.biogeosciences-discuss.net/7/5347/2010/bgd-7-5347-2010.pdf [page 19 of 36 (type 5365)]
- ^ ALBANIA PILOT FISHERY DEVELOPMENT PROJECT, page 2
- ^ National Bank of the Republic of Macedonia. Macedonian currency: Coins in circulation. – Retrieved on 30 March 2009.
| Ky artikull nga Biologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

