Korparmata I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me 18 gusht 1944, me urdher te Komandës së Përgjithshme u formua korparmata I, ne tecilen u perfshine Divizjoni I dhe Divizjon II sulmues, si dhe gjithe forcat partizane te Shqipërise se mesme dhe te veriut, me perjashtim te grupit te Pezes. Sipas urdhrit te dhene nga Komanda e Pergjithshme, njesite e Korparmates I vazhduan luftimet ne veri te vendit per clirimin perfundimtar te Shqipërise. Pas clirimit te Dibres, forcat partizane vazhduan mesymjen drejt Lumes, cliruan Bicajn, Hasin dhe se bashku me Bataljonin Perlat Rexhepi dhe bataljonin Kosova goditen armikun ne rrugen Prizeren-Kukes-Shkoder. Ne tetor, Brigada V dhe Brigada III kaluan ne teritorin e Kosoves per te ndihmuar njesite partizane Kosovare ne luftimet per clirimin e Kosoves. Nderkoh, forcat e Divizjonit II spastruan gjithe krahinen e Mirdites dhe u drejtuan per ne Lezhe. Ne tetor qytetet e Tiranes, Elbasanit, Durrësit, Kukësit dhe Shkodres ishin ende ne duart e armikut.