Koto Hoxhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Koto Hoxhi

Koto Hoxhi, nga Qestorati i Gjirokastrës, (1824-1895), ishte një prej lëvruesve të gjuhës shqipe, pionier i arsimit shqiptar. Ai ishte një nga përgatitësit e truallit për shkollat e para shqipe, si dhe të "Alfabetares së gjuhës shqipe" gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit1879.

Koto Hoxhi i cili ishte emëruar më 1873 mësues në shkollën teologjike të Qestoratit, në orët e lira u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen dhe u ngjallte atyre dashurinë për gjuhën, për atdheun, për bashkatdhetarët e feve të tjera. Kjo veprimtari patriotike e futi Koto Hoxhin në grindje me konsullin grek dhe me peshkopin e Gjirokastrës. Peshkopi e shkishëroi dhe njëkohësisht vuri njerëz ta sulmonin. Por ai nuk u tërhoq. Kështu, nga shkolla e Qestoratit nuk dolën vetëm mësues fanatikë të helenizmit, por edhe atdhetarë si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi, të cilët ndoqën rrugën e Koto Hoxhit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]