Pandeli Sotiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pandeli Sotiri
P.S..jpg
Pedagog, Publicist, Mësues
Ditëlindja: ? 1852
Vendlindja: Selçkë Gjirokastër
Ditëvdekja: ? 1890
Vendvdekja: Selanik, Greçi
Nënshtetësia: Shqiptar

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Vitet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.

Biografia e shkurtër [redakto]

Pandeli Sotiri, një Rilindas që punoi për hartimin e abetarës së parë në gjuhën shqipe, ishte një patriot dhe mëmëdhetar, por ishte i martuar me një grua greke, mbesë e një dhespoti te kishës ortodokse greke. Më këtë fakt lidhet edhe vdekja e tij tragjike.

Gruaja e tij, duke mos qenë dakord me veprimtarine atdhetare prej shqiptari të Pandeli Sotirit, e spiunon në një nga ditet kur ai kish qene në shtepine e tij në Stamboll (Beshiktash), të gjitha materialet e punës së tij për abetaren shqipe. Në kohen që njerez nga kisha greke shkuan për të vepruar me dhunë kunder tij, rrëmbyer dhe shkaterruar doreshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe për të mos rënë në dore të tyre, si dhe për të evituar torturat, për të cilat ishte i sigurtë që do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i trete i nderteses ku banonte, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen më 1890. Kjo është edhe arsyeja perse shteti shqiptar asnjëherë nuk mundi dot të gjente eshtrat e këtij patrioti, sepse ai nuk u lejua të varrosej në varrezën e krishterë si të gjithë të tjerët, ngaqë kreu vetëvrasje, të cilën feja e krishtere nuk e pranon dhe e quan një mëkat.

Kështu u shua një nga patriotet më të medhenj të Shqipërisë, i cili hapi shkollën e parë shqipe në Korçë, së bashku me vëllane e tij, Koço Sotirin, që e hapi në Pogradec, në pamundësi për ta hapur në vendlindjën e tij Selcke te LunxherisëGjirokastërs, sepse nuk e lejuan persona të shitur tek grekët.

Burim i të dhënave [redakto]