Kulla e Azem dhe Shotë Galicës
Kulla e Azem dhe Shote Galicës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Galicë, (Drenicë), Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4019 |
Kulla e Azem dhe Shote Galicës është një monument i trashëgimisë kulturore në Galicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturale", i miratuar me numër 4019.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në kohën e ekzistimit të Zonë së Lirë në Drenicë, ishte marrë aksioni vullnetar që të ndërtohet një kullë për Azem Bejtë – Galicën. Kulla ndërtohet në Galicë, në fshatin e lindjes dhe rritës së Azemit. Kështu në verën e vitit 1923, përkatësisht gjatë muajit korrik, me ndihmën e banorëve vendas dhe të tjerë, u realizua me sukses ndërtimi i Kullës.
Kulla ishte e kthyer me dritare nga jugu. Ishte e ndarë me mur prej themeli në dy pjesë. Kati i parë i pjesës perëndimore të kullës shërbente si stallë, ku mbaheshin kuajt e Azemit dhe Shotës, derisa kati i dytë ishte vend për mysafirë. Kati i parë i pjesës lindore të kullës, shërbente si kuzhinë ku përgatitej buka, ndërsa kati i dytë i kishte katër dhoma për fjetje.[2]
Kulla e Azemit shkatërrohet në vjeshtë vitit 1924, menjëherë pas shpërbërjes së Zonës së Lirë të Drenicës të njohur me emrin Arbania e Vogël dhe vrasjes së Azem Galicës nga pushtuesit serbë. Pas përfundimi të Luftës së fundit në Kosovë (1999) u krijuan rrethana të reja. Kështu, në vitin 2010, u vendos që të rindërtohet Kulla e Azem Bejtës, në vendlindjen e këtij të fundit, pra në Galicë të Komunës së Vushtrrisë. Fillimi i punimeve për rindërtimin e kullës u bë më 16 korrik 2010, me rastin e 86 vjetorit të rënies heroike të Azem Bejtës. [3]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2021. Marrë më 27 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.botasot.info/kultura/781196/kulla-e-azem-galices-me-mysafire-te-vecante/
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine