Kulla e Sulejman Vokshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Sulejman Vokshi
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjakovë, Kosovë
NdërtuarShek. XIXI
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K. 02 - 222/80
Nr. i referencës817

Kulla e Sulejman Vokshi është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K. 02 - 222/80.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulla gjendet në vendin e quajtur Mejtepi Ruzhdije në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sylejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru,llaç gëlqereje, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2022. Marrë më 4 dhjetor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]