Kursi fiks i këmbimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kursi fiks i këmbimit valutor është një politike monetare e zbatuar në Shqipëri që nga viti 1939 deri në vitin 1992. Ai nënkupton gjerësisht monopolin e autoritetit mbikëqyrës në këmbimin valutor, ndonëse ekzistojnë mjete të tjera zëvendësuese për këtë monopol. Kursi fiks përdoret nga qeveritë me synimin e stabilizimit te parasë së vendit, në rastin e Shqipërisë, lekut, dhe menaxhimit efikas të deformimeve që mund të vijnë nga luhatshmëria e flukseve hyrëse dhe dalëse të valutës.

Kursi fiks i këmbimit u vendos në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1939, ku u përcaktua edhe monopoli i Bankës Kombëtare të Shqipërisë ne këmbimin valutor. Monopoli dhe kursi fiks krijuan kushtet për një treg të fuqishëm informal të këmbimit valutor.

Monopoli i Bankës së Shtetit Shqiptar mbi këmbimin valutor u konfirmua në vitin 1946 nga qeveria e re komuniste.