Kuvendi i Matit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kuvendi i Matit
Data7 nëntor 1594
VendndodhjaMat, Perandoria Osmane
Organizuar ngaUdhëheqës shqiptar

Kuvendi i Matit u organizua më 7 nëntor 1594 nga krerët shqiptarë që luftonin kundër Perandorisë Osmane.[1] Mat u zgjodh si vend takimi për shkak të rolit të tij në kryengritjet shqiptare të shekullit të 16-të. Qëllimi ishte një organizim më i mirë i kryengritjeve për të arritur pavarësinë nga Perandoria Osmane.[2] Kuvendi vendosi që të kërkohej ndihmë nga Papa dhe për negociata u zgjodhën Tomë Plezha, Mark Gjini dhe Nikollë Mekajshi. Megjithatë, Papa refuzoi të jepte ndihmë, duke pretenduar se nuk ishte koha e duhur për të luftuar Perandorinë Osmane. Një tjetër vendim i krerëve shqiptarë ishte që të mos i vinte në dijeni Republikës së Venedikut planet e tyre pasi kjo e fundit nuk donte të hapte një konflikt të ri me osmanët.[2] Lajmi doli dhe venedikasit arritën të ndajnë mes tyre organizatorët e kongresit.[3] Në dy vitet në vijim, krerët shqiptarë vazhduan punën e tyre për të marrë ndihmë nga fuqitë e krishtera, duke marrë zemër nga rrethanat gjeopolitike. Në vitin 1596, 10,000 burra marshuan drejt Vlorës me shpresën për të marrë armë nga Spanja, por armët e dërguara u konfiskuan nga veneikasit. Ngjarjet dëmtuan marrëdhëniet midis krerëve shqiptarë dhe fuqive të krishtera, por nuk i dobësuan përpjekjet për pavarësi.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Aleks Buda (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. fq. 585.
  2. ^ a b Jehona. 1969. fq. 83.
  3. ^ a b Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH) (2004). Historia e popullit shqiptar. Toena. fq. 210.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH) (2004). Historia e popullit shqiptar. Toena.
  • Aleks Buda (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH.
  • Jehona. 1969.

Lexim më tutje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Noel Malcolm (2015). Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-century Mediterranean World (në anglisht). Oxford University Press.