Këshilli i dytë Vatikanor
Këshilli i dytë Vatikanor (Vaticanum II), ishte këshilli i dytë ekumenik i kishës katolike i cili u thirr nga Papa Gjoni XXIII në vitin 1962 dhe u mbyll nga Papa Pali VI në vitin 1965.
Çështjet që u parashtruan nga ky këshill ishin liria e besimit dhe dialogu i fuqishëm me besime të tjera.
Thirrja e këshillit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendimi i një këshilli te ri i njihet Gjonit XXIII-te. Ai kishte para menduar zhvillimin e një këshilli, i cili do te përshtaste kishën me kohet moderne. Këtë ai e përshkroi si "Aggiornamento" (përditësimi). Me 25 janar 1959 Papa u beri te njohur 17 kardinalëve synimin e tij te thirrjes se një këshilli për kishën mbarëbotërore, qëllimi i te cilit do te ishte "përtëritja", "qartësi me te madhe ne mendim" dhe, "përforcimin e lidhjes se bashkësisë". Kur Papa Gjoni XXIII u pyet se pse nevojitej ky këshill, ai u përgjigj duke hapur një dritare e duke thëne : "Un dua te hap krejtësisht dritaret e kishës me qellim qe ne te shohim jashtë dhe populli te mundet te shohi brenda." Ai ftoi kishat e tjera te krishtera te dërgonin vëzhgues ne këtë këshill. Kjo ftese u pranua nga te dyja kishat, protestante dhe ortodokse.
Lajmi i thirrjes se këshillit u prit ne mbare boten me vëmendje te madhe dhe madje me kënaqësi. Një pjese e mire e kardinalëve te kuries ishte kundër kësaj thirrjeje sepse i trembeshin një gërryerjeje te mësimit kishtar nëpërmjet përshtatjes se shpirtit mbizotërues te kohës.
Ecuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]4 kushtetuta :
- Sacrosanctum concilium mbi liturgjinë (4 dhjetor 1963)
- Lumen gentium mbi kishën (16 nëntor 1964)
- Dei verbum mbi fjalën e Zotit (18 nëntor 1965)
- Gaudium et spes për kishën ne boten moderne (7 dhjetor 1965)
9 dekrete :
- Ad gentes për veprimtarinë misionare te kishës (7 dhjetor 1965)
- Presbyterorum ordinis mbi shërbimin dhe jetën e priftërinjve (7 dhjetor 1965)
- Apostolicam actuositatem mbi apostullimin e laikeve (18 nëntor 1965)
- Optatam totius mbi formimin e sulla formazione predikuesve (28 tetor 1965)
- Perfectae caritatis mbi përtëritjen e jetës fetare (28 tetor 1965)
- Christus dominus mbi shërbimin baritor te peshkopëve (28 tetor 1965)
- Unitatis redintegratio mbi ekumenizmin (21 nëntor 1964)
- Orientalium ecclesiarum mbi kishat e Lindjes (21 nëntor 1964)
- Inter mirifica mbi mjetet e komunikimit shoqëror (4 dhjetor 1963)
3 shpallje :
- Gravissimum educationis mbi edukimin e krishtere (28 tetor 1965)
- Nostra Ætate mbi lidhjet me fetë e tjera (28 tetor 1965)
- Dignitatis humanae mbi lirinë fetare (7 dhjetor 1965)