Lëvizja Anti-Duhan në Gjermaninë Naziste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një reklamë naziste anti-duhan e titulluar "Duhanpirësi-zinxhir" që thotë : "Nuk e përlan ai atë (cigaren), ajo e përlan atë"
Ushtar gjerman, 1943

Pasi doktorët gjermanë u bënë të parët që identifikuan lidhjen midis duhanit dhe kancerit të mushkërive,[1] Gjermania Naziste filloi një lëvizje të fuqishme anti-duhan[2] dhe ishte e para që kreu një fushatë publike të tillë në historinë moderne.[3] Lëvizjet anti-duhan filluan në shumë shtete nga fillimi i shekullit të 20-të,[4][5] por ato patën pak sukses, përveçse në Gjermani, ku fushatat mbështeteshin nga nazistët që erdhën në fuqi.[4] Lidershipi i Nacional Socialistëve kundërshtonte pirjen e duhanit[6] dhe disa të tjerë e kritikuan hapur konsumimin e cigares.[7] Kërkimi shkencor për duhanin dhe pasojat e tij për shëndetin lulëzuan gjatë sundimit të Nazistëve[8] dhe ishte më fushata më e rëndësishme e tipit të saj në atë kohë.[9] Neveria e Adolf Hitlerit për duhanin[10] dhe politikat riprodhuese të nazistëve ishin ndër faktorët kryesorë motivues prapa fushatës kundër duhanit dhe kjo fushatë ishte e lidhur si me antisemitizmin dhe racizmin.[11]

Fushata naziste anti-duhan përfshinte ndalimin e duhanpirjes në tramvaje, autobusa dhe trena,[7] promovimin e edukatës shëndetësore,[12] kufizimin e racionit të cigareve në Wehrmacht (ushtrinë gjermane), organizimin e leksioneve mjekësore për ushtarët dhe rritjen e taksës për duhanin.[7] Nacional Socialistët gjithashtu vendosën ndalimin e reklamës së duhanit dhe duhanpirjes në hapësira publike dhe sistemuan restorantet dhe kafenetë.[7] Lëvizja anti-duhan nuk pati shumë pasoja gjatë viteve të para të regjimit nazist dhe përdorimi i duhanit u rrit mes viteve 1933 dhe 1939,[13] por duhanpirja në personelin ushtarak ra nga vitet 1939 deri më 1945.[14] Edhe në fund të shekullit të 20-të, lëvizja anti-duhan në Gjermaninë e pas-luftës nuk arritën të kenë aq ndikim sa fushata anti-duhan e nazistëve.[13]

Preludi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndjenja anti-duhan ekzistonte në Gjermaninë e shekullit të 20-të. Kritikuesit e duhanit organizuan grupin e parë anti-duhan në vend të quajtur Deutscher Tabakgegnerverein zum Schutze der Nichtraucher (Shoqata Gjermane e Kundërshtarëve të Duhanit për Mbrojtjen e Jo-duhanpirësve). E themeluar më 1904, organizata ekzistoi vetëm për një periudhë të shkurtër. Grupi tjetër anti-duhan, Bund Deutscher Tabakgegner (Federata Gjermane e Kundërshtarëve të Duhanit), u themelua më 1910 në Trautenau, Bohemi. Organizata të tjera anti-duhan u themeluan më 1912 në qytetet e Hanoverit dhe Dresdenit. Më 1920, Bund Deutscher Tabakgegner in der Tschechoslowakei (Federata Gjermane e Kundërshtarëve të Duhanit në Çekosllovaki) u formua në Pragë, pasi Çekosllovakia ishte ndarë nga Austria pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Bund Deutscher Tabakgegner in Deutschösterreich (Federata Gjermane e Kundërshtarëve të Duhanit në Austrinë gjermane) u krijua në Graz më 1920.[15]

Këto grupe publikonin revista që mbështesnin ndalimin e duhanit. E para si këto lloj revistash ishte Der Tabakgegner (Kundërshtari i Duhanit), e publikuar nga organizata Bohemiane ndërmjet viteve 1912 dhe 1932. Deutscher Tabakgegner (Kundërshtarët Gjermanë të Duhanit) u publikua në Dresden nga 1919 deri më 1935 dhe ishte revista e dytë e llojit të saj.[16] Organizatat anti-duhan ishin gjithashtu kundër konsumimit të alkoolit.[17]

Shkaqet[redakto | redakto tekstin burimor]

Qëndrimi i Hitlerit ndaj duhanit[redakto | redakto tekstin burimor]

Hitleri inkurajoi shokët dhe kolegët e tij të hiqnin dorë nga duhani.

Adolf Hitler ishte një duhanpirës i rëndë në jetën e tij të hershme—ai pinte 25 deri më 40 në ditë—por hoqi dorë nga ky zakon, duke nxjerrë konkluzionin se ishte veç një humbje parash.[10] Gjatë viteve më të vona, Hitleri e shihte duhanpirjen si "dekadente"[14] dhe sipas tij ishte "zemërata e Lëkurëkuqve kundër Njeriut të Bardhë, hakmarrje se këtyre të parëve iu ishte dhënë liker i fortë",[10] duke u pikëlluar se "shumë burra të mrekullueshëm janë humbur prej helmimit nga duhani".[18] Ai nuk ishte i lumtur sepse të dy, edhe Eva Braun dhe Martin Bormann ishin duhanpirës dhe ishte i shqetësuar mbi tymosjen në rritje të Hermann Göringut në vende publike. Ai u inatos kur një statujë që portretizonte Göringun duke pirë duhan iu dha autorizimi.[10] Hitleri shpesh konsiderohet si lideri i pari kombëtar që mbronte ndalimin e duhanit, megjithëse James VI dhe I ishte i pari që e kreu këtë akt me traktatin "A Counterblaste to Tobacco" rreth treqind vjet më parë.[19]

Hitleri nuk binte dakord me lirinë e personelit ushtarak për të pirë duhan dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai tha më 2 Mars 1942, "[Duhapirja] Ishte një gabim, që i ka origjinat te lidershipi i ushtrisë së asaj kohe, në fillim të luftës". Ai gjithashtu tha se "nuk është korrekte që të thoshe se një ushtar nuk mund të jetojë dot pa pirë duhan". Ai premtoi se do t’i jepte fund përdorimit të duhanit në ushtri pas përfundimit të luftës. Hitleri personalisht inkurajonte miqtë e ngushtë të mos pinin duhan dhe i shpërblente ata që hiqnin dorë nga duhani. Megjithatë, neveria e Hitlerit për duhanin ishte vetëm një nga disa prej katalizatorëve prapa fushatës anti-duhan.[10]

Politikat riprodhuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Politikat riprodhuese të Nazistëve ishin një faktor i rëndësishëm prapa fushatës anti-duhan të tyre.[11] Femrat që pinin duhan konsideroheshin të brishta ndaj plakjes së parakohshme dhe humbjes së tërheqjes fizike ; ato shiheshin si të papërshtatshme për të qenë gra dhe nëna në një familje gjermane. Werner Huttig i Zyrës për Politikat Racore në Partinë Naziste tha se qumështi i gjirit i një mamaje që pi duhan përmban nikotinë,[20] një deklaratë që kërkimi shkencor modern e ka provuar të saktë.[21][22][23][24] Martin Staemmler, një mjek i rëndësishëm gjatë Rajhut të Tretë, mendonte se duhanpirja prej grave shtatzëna rezultonte në shkallë më të larta të abortit dhe të vdekjes së fetusit. Ky opinion u mbështet edhe higjenistja racore Agnes Bluhm, libri i publikuar i të cilës shprehte të njëjtin mendim. Lidershipi Nazist ishte i shqetësuar mbi këtë çështje sepse ata donin që gratë gjermane të ishin sa më riprodhuese të ishte e mundur. Një artikull i publikuar në një revistë gjinekologjike gjermane më 1943 thoshte se femrat që pinin tre ose më shumë cigare në ditë kishin mundësi më të madhe për të ngelur pa fëmijë krahasuar me gratë që nuk pinin duhan.[25]

Kërkimi shkencor[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërkimi shkencor dhe studimet rreth efektit të duhanit në shëndetin e popullsisë ishin më të avancuara në Gjermani sesa në ndonjë vend tjetër në kohën kur Nazistët ishin në fuqi.[7] Lidhjet midis kancerit të mushkërive dhe duhanit u provuan për herë të parë në Gjermaninë Naziste,[18][26][27] në kundërshtim me besimin popullor se shkencëtarët amerikanë dhe britanikë ishin të parët që e zbuluan atë në vitet 1950.[18] Kërkime shkencore të financuara nga Nazistët zbuluan shumë pasoja shkatërrimtare të pirjes së duhanit mbi shëndetin.[28] Gjermania Naziste mbështeste kërkimin shkencor epidemiologjik të pasojave të dëmshme të përdorimit të duhanit.[2] Hitleri personalisht dha mbështetje financiare për Wissenschaftliches Institut zur Erforschung der Tabakgefahren (Instituti për Studimin e Rreziqeve të Duhanit) në Universitetin e Jenës, i kryesuar nga Karl Astel.[14][29] I themeluar më 1941, ishte instituti më i rëndësishëm anti-duhan në Gjermaninë Naziste.[29]

Franz H. Müller më 1939 dhe E. Schairer më 1943 ishin të parët që përdorën metoda epidemiologjike për të studiuar kancerin e mushkërive te duhanpirësit.[14] Më 1939, Müller publikoi një raport studimor në një revistë të mirënjohur për kancerin që deklaronte se kanceri i mushkërive ishte më i përhapur ndër duhanpirësit.[2] Müller, i përshkruar si "babai i humbur i epidemiologjisë eksperimentale",[30] ishte anëtar i Trupave Lëvizës Nacional Socialistë (NSKK) dhe Partisë Naziste (NSDAP). Teza mjekësore e Müllerit të vitit 1939 ishte studimi i parë i kontrolluar epidemiologjik rreth lidhjes midis duhanit dhe kancerit të mushkërive. Përveçse përmendte rritjen e mundësisë së shfaqjes së kancerit të mushkërive dhe shumë nga shkaqet mbrapa tij si pluhuri, gazrat e shkarkimit të makinave, tuberkulozin, rrezet X dhe ndotësit e nxjerrë nga fabrikat, letrat e Müllerit tregonin se "rëndësia e tymit të duhanit është në prioritet kryesor".[31]

Mjekët e Rajhut të Tretë ishin të vetëdijshëm se duhanpirja ishte e përgjegjshme për sëmundjet kardiake, që konsiderohej sëmundja më serioze që rezultonte nga duhanpirja. Përdorimi i nikotinës ndonjëherë konsiderohej i përgjegjshëm për raportimet në rritje të infarktit miokardiak në vend. Në vitet e mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore, studiuesit e kosideronin nikotinën një faktor të rëndësishëm të sëmundjeve të zemrës në personelin ushtarak në Frontin Lindor. Një patolog i Heer studioi tridhejtë e dy ushtarë të rinj që kishin vdekur nga infarkti miokardiak në front dhe dokumentuan më 1944 një raport në të cilin të gjithë ata ishin "duhanpirës të thekur". Ai citoi opinionin e patologut Franz Buchner se cigarja është "një helm koronar i shkallës së parë".[20]

Masat[redakto | redakto tekstin burimor]

Reine Luft, revista kryesore e lëvizjes anti-duhan, përdorte lojëra fjalësh dhe karikatura në propagandën e saj, p.sh duke sugjeruar se duhanpirja ishte e lidhur me kancerin dhe e promovuar nga djalli.

Nazistët përdornin disa taktika të marrëdhënieve publike për të bindur popullsinë gjermane për të mos tymosur duhan. Revista të ndryshme të shëndetit si Gesundes Volk (Njerëzit e Shëndetshëm),[28] Volksgesundheit (Shëndeti i Njerëzve) dhe Gesundes Leben (Jetesa e Shëndetshme)[32] publikonin paralajmërime rreth pasojave të shëndetit prej duhanpirjes[28][32] dhe posterë ku shfaqeshin efektet e dëmshme të duhanit. Mesazhet Anti-duhan i dërgoheshin njerëzve në vendet e tyre të punës,[28] shpesh me ndihmën e Hitler-Jugend (Rinisë Hitleriane) (HJ) dhe Bund Deutscher Mädel (Lidhja e Vajzave Gjermane) (BDM).[11][28][32] Fushata anti-duhan e ndërmarrë nga Nazistët gjithashtu përfshinte edukatën shëndetësore.[12][26][33] Në Qershor 1939, u formua një Byro e quajtur Reichsstelle für Rauschgiftbekämpfung (Byroja për Luftimin kundër Drogave Intoksikuese) që gjithashtu ndihmoi në fushatën anti-duhan. Artikujt që nuk mbështesnin duhanpirjen publikoheshin në revistat Die Genussgifte (Stimulantët Rekreativë), Auf der Wacht (Në Mbikqyrje) dhe Reine Luft (Ajër i Pastër).[34] Nga këto revista, Reine Luft ishte revista kryesore e lëvizjes anti-duhan.[7][35] Instituti për Kërkimin e Rreziqeve të Duhanit në Universitetin Jena blinte dhe shpërndante qindra kopje të Reine Luft.[35]

Pas njohjes së dëmeve të duhanit për shëndetin, u shtuan pjesë të ndryshme në legjislacion rreth masave anti-duhan.[36] Gjatë fundit të viteve 1930 u implementuan shumë ligje anti-duhan nga nazistët. Në 1938, Lutwaffe (forca ajrore naziste) dhe Reichspost (posta) vendosën të ndalojnë duhanin. Duhani u ndalua jo vetëm në institucionet e kujdesit shëndetësor, por edhe në disa zyra publike dhe në shtëpi pushimi.[7] Mesograve iu ndalua duhani në detyrë. Më 1939, Partia Naziste e nxorri jashtë ligjit duhanpirjen në të gjitha zyrat e saj dhe Heinrich Himmler, atëherë shefi Schutzstaffel (SS), ndaloi personelin e policisë dhe oficerët SS të pinin duhan në detyrë.[37] Duhanpirja u nxorr jashtë ligjit edhe në shkolla.[28]

Në 1941, duhanpirja në tramvaje ishte nxjerrë jashtë ligjit në gjashtëdhjetë qytete gjermane.[37] Duhanpirja u ndalua gjithashtu në bunkerë; gjithsesi, disa bunkerë kishin dhoma të veçanta për të pirë duhan.[7] Bëhej kujdes i veçantë për të parandaluar duhanpirjen prej grave. Presidenti i Shoqërisë Mjekësore në Gjermani deklaroi, "Gratë gjermane nuk pijnë duhan".[38] Gratë shtatzëna dhe gratë nën moshën 25 vjeç dhe mbi moshën 55 vjeç nuk iu dha racioni i duhanit gjatë Luftës së Dytë Botërore. U vendosën kufizime në shitjen e produkteve të duhanit për femrat në industrinë e ushqimeve.[37] Filma anti-duhan të drejtuar ndaj femrave shfaqeshin publikisht. Editoriale që diskutonin çështjen e duhanit dhe pasojat e tij publikoheshin në gazeta. Rregulla strikte u vendosën për këtë dhe një departament i NSBO (Organizata Nacional Socialiste e Fabrikave) deklaroi se do të përjashtonte të gjithë anëtaret femra që pinin duhan në ambiente publike.[39] Hapi tjetër në fushatën anti-duhan erdhi në Korrik 1943, kur u ndalua duhanpirja publike për njerëzit nën moshën 18-vjeçare.[11][32][37] Vitin tjetër, duhanpirja në autobuze dhe trena qyteti u nxorr jashtë ligjit,[14] me iniciativën personale të Hitlerit, i cili shqetësohej se faturinot femra mund të bëheshin viktima të duhanpirjes pasive.[7]

Ndalime u bënë edhe me reklamimin e produkteve të duhanit,[40] që hynë në veprim më 7 Dhjetor 1941 dhe u firmosën nga Heinrich Hunke, Presidenti i Këshillit të Reklamimit. Reklamat që përpiqeshin ta nxirrnin duhanpirjen të padëmshme ose si një shprehi mashkullore u ndaluan. Të përqeshje aktivistët e anti-duhanit ishte e paligjshme,[41] ashtu siç ishte përdorimi i posterëve përgjatë hekurudhës, apo në zonat rurale, apo stadiume dhe pista garimi. Reklamimi me anë të altoparlantëve apo postës gjithashtu u ndalua.[42]

Kufizime për duhanin u prezantuan edhe në Wehrmacht (ushtria gjermane). Racioni i cigares u reduktua në gjashtë për ditë. Cigare të tjera shpesh iu shiteshin ushtarëve, kur nuk kishte tërhqje apo avancim ushtarak në fushëbetejë, megjithatë këto u reduktuan në 50 për muaj për një person.[7] Ushtarëve adoleshentë që shërbenin në divizionin e 12-të SS Panzer Hitlerjugend, që përbëhej nga anëtarë të Rinisë Hitleriane, u jepeshin karamele në vend të duhanit.[43] Pirja e duhanit nuk lejohej për personelin ndihmës femëror në Wehrmacht. Leksione mjekësore jepeshin për të bindur personelin ushtarak që të hiqte dorë nga duhani. Një dekret që u miratua më 3 Nëntor 1941 rriti taksat e duhanit me afërsisht 80–95% të çmimit për shitje me pakicë. Do të ishte ngritja më e madhe në taksat e duhanit për më shumë se 25 vjet pas rënies së regjimit nazist.[7]

Efektiviteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Fushata e hershme anti-duhan u konsiderua një dështim dhe nga 1933 deri më 1937 pati një rritje të ndjeshme të konsumit të duhanit në Gjermani.[13] Shkalla e duhanpirjes në vend u rrit edhe më shpejt se në vendin fqinj Francë, ku fushata anti-duhan qe e vogël dhe shumë më pak ndikuese. Ndërmjet 1932 dhe 1939, konsumimi për banor në Gjermani u rrit nga 570 cigare në 900 cigare në vit, ndërsa shifrat korresponduese për Francën qenë nga 570 në 630.[7][44]

Kompanitë që prodhonin cigare në Gjermani bënë disa përpjekje për të dobësuar fushatën anti-duhan. Ata publikonin revista të reja që tentonin ta shfaqnin lëvizjen anti-duhan si "fanatike" dhe "joshkencore".[7] Industria e duhanit gjithashtu provoi të kundërshtonte fushatën e qeverisë për t’i ndaluar femrat të pinin duhan dhe përdornin modele duhanpirëse në reklamat e tyre.[38] Pavarësisht nga masat e qeverisë, shumë gra në Gjermani pinin rregullisht duhan, madje edhe gratë e shumë zyrtarëve të lartë nazistë. Për shembull, Magda Goebbels pinte duhan edhe kur intervistohej publikisht nga një gazetar. Revistat e modës shfaqnin shpesh herë gra që pinin duhan në kopertinat e tyre. Kënga e njohur Lili Marleen paraqiste këngëtaren Lale Andersen duke mbajtur një cigare.[39]

Konsumi i cigares për person
në vit në Gjermani dhe SHBA
[13]
Viti
1930 1935 1940 1944
Gjermania 490 510 1,022 743
Shtetet e Bashkuara 1,485 1,564 1,976 3,039

Nazistët vendosën më shumë politika kundër duhanit gjatë fundit të viteve 1930 dhe gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore, shkalla e përdorimit të duhanit ra. Si rezultat i masave kundër duhanit të vëna në ushtri,[7] konsumi i përgjitshëm i duhanit prej ushtarëve ra ndërmjet 1939 dhe 1945.[14] Sipas një sondazhi të kryer më 1944, numri i duhanpirësve u rrit në ushtri, por konsumi i përgjitshëm për personel ra me 23.4% krahasuar me vitet e para Luftës së Dytë Botërore. Numri i njerëzve që pinin 30 ose më shumë cigare në ditë ra nga 4.4% në 0.3%.[7]

Politikat anti-duhan të nazistëve nuk ishin pa kontradikta. Për shembull, ndërsa forcoheshin politikat e revistave Volksgesundheit (Shëndeti i Njerëzve) dhe Gesundheitspflicht (E detyrueshme për të qenë i shëndetshëm), ndodhte shpërndarja aktive e cigareve për njerëzit që sipas nazistëve e "meritonin" (si ushtarët në front apo anëtarët e Rinisë Hitleriane). Në anën tjetër, grupet që "nuk e meritonin" (hebrenjtë, të burgosurit e luftës) u mohohej pirja e duhanit.[45]

Lidhjet me antisemitizmin dhe racizmin[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç shqetësimeve për shëndetin publik, nazistët u ndikuan shumë nga ideologjia e tyre;[28] specifikisht, lëvizja u ndikua prej koncepteve të higjienës racore dhe pastërtisë trupore.[46] Liderët nazistë besonin se qe e gabuar për racën superiore të pinte duhan[28] dhe se konsumi i duhanit ishte i barabartë me "degjenerimin racor".[47] Nazistët e shihnin duhanin si një "helm gjenetik".[46] Higjienistët racorë e kundërshtonin përdorimin e duhanit, duke u shqetësuar se do të "korruptonte" "plazmën e gjermanëve për mikrobet".[48] Aktivistët nazistë kundër duhanit shpesh provonin ta shfaqnin atë si një ves të zezakëve.[46]

Nazistët deklaronin se hebrenjtë ishin të përgjegjshëm për prezantimin dhe paraqitjen e duhanit dhe dëmeve të tij në Gjermanai për herë të parë. Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë në Gjermani tha publikisht se duhani ishte një ves i shpërndarë prej hebrenjve.[48] Johann von Leers, redaktor Nordische Welt (Bota Nordike), gjatë hapjes së ceremonisë së Wissenschaftliches Institut zur Erforschung der Tabakgefahren në 1941, deklaroi se "kapitalizmi hebre" ishte i përgjegjshëm për përhapjen e përdorimit të duhanit në tërë Europën. Ai tha se cigaret e para në Gjermani, në tokën gjermane u sollën nga hebrenjtë dhe se ata kontrollonin industrinë e duhanit në Amsterdam, ku qe hyrja kryesore europiane e Nicotiana (bimës së duhanit).[49]

Pas Luftë së Dytë Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas rënies së Gjermanisë naziste pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, prodhuesit amerikanë të cigareve hynë shpejt në tregun e zi gjerman. Kontrabanda e duhanit u bë e përhapur,[50] dhe shumë liderë të fushatës naziste kundër duhanit u ekzekutuan.[8] Në 1949, afërsisht 400 milion cigare të prodhuara në Shtetet e Bashkuara hynin ilegalisht në Gjermani çdo muaj. Në 1954, afro dy miliard cigare zvicerane u kontrabanduan në Gjermani dhe Itali. Si pjesë e Planit Marshall, Shtetet e Bashkuara jepnin cigare falas në Gjermani; sasia e duhanit e dërguar në Gjermani në 1948 ishte 24,000 tonë dhe 69,000 tonë në 1949. Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara harxhoi 70 milion dollarë për këtë skemë, në përfitim të kompanive prodhuese të cigareve në Shtetet e Bashkuara.[50] Konsumi vitor për qytetar në Gjermaninë e pas luftës u rrit qëndrueshmërisht nga 460 në 1950 në 1,523 në 1963. Në fund të shekullit të 20-të, fushata anti-duhan në Gjermani qe e paaftë për të kaluar seriozitetin e periudhës naziste në vitet 1939–41 dhe studimet kërkimore gjermane rreth duhanit u përshkruan nga Robert N. Proctor si "të mbytura".[13]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ A. H. Roffo (January 8, 1940): Krebserzeugende Tabakwirkung [Carcingogenic effects of tobacco] (German). J. F. Lehmanns Verlag. Vizituar në 13. Shtator 2009.
  2. ^ a b c Young 2005, p. 252
  3. ^ Szollosi-Janze 2001, p. 15
  4. ^ a b Richard Doll (1998), "http://smm.sagepub.com/cgi/content/abstract/7/2/87", Statistical Methods in Medical Research 7(2): 87–117, doi:10.1191/096228098668199908, PMID 9654637, <http://smm.sagepub.com/cgi/content/abstract/7/2/87>. Retrieved on 1 qershor 2008, "Societies were formed to discourage smoking at the beginning of the century in several countries, but they had little success except in Germany where they were officially supported by the government after the Nazis seized power. Efforts outside of Germany were hampered by the backlash against NAZI Germany who's anti-Semitic ideology alienated other European countries as well as most of the rest of the world." 
  5. ^ Borio, Gene (1993-2003), http://www.tobacco.org/resources/history/Tobacco_History20-1.html, Tobacco.org, <http://www.tobacco.org/resources/history/Tobacco_History20-1.html>. Retrieved on 15 nëntor 2008 
  6. ^ Bynum et al. 2006, p. 375
  7. ^ a b c d e f g h i j k l m n o Robert N. Proctor, Pennsylvania State University (1996), "http://www.bmj.com/cgi/content/full/313/7070/1450", British Medical Journal 313(7070): 1450–3, PMID 8973234, <http://www.bmj.com/cgi/content/full/313/7070/1450>. Retrieved on 1 qershor 2008 
  8. ^ a b Proctor, Robert N. (1996), http://www.adl.org/Braun/dim_14_1_nazi_med.asp, Dimensions, Anti-Defamation League, <http://www.adl.org/Braun/dim_14_1_nazi_med.asp>. Retrieved on 1 qershor 2008 
  9. ^ Clark, Briggs & Cooke 2005, pp. 1373–74
  10. ^ a b c d e Proctor 1999, p. 219
  11. ^ a b c d George Davey Smith (2004), "http://www.bmj.com/cgi/content/full/329/7480/1424", British Medical Journal 329(7480): 1424–5, doi:10.1136/bmj.329.7480.1424, PMID 15604167, <http://www.bmj.com/cgi/content/full/329/7480/1424>. Retrieved on 1 korrik 2008 
  12. ^ a b Gilman & Zhou 2004, p. 328
  13. ^ a b c d e Proctor 1999, p. 228
  14. ^ a b c d e f Clark, Briggs & Cooke 2005, p. 1374
  15. ^ Proctor, Robert (1997), "http://environmentaloncology.org/files/file/secrethistorysupport/Chapt%203%20References/REF%207%20proctor.pdf" (PDF), Bulletin of the History of Medicine 71(3): 435–88, doi:10.1353/bhm.1997.0139, PMID 9302840, <http://environmentaloncology.org/files/file/secrethistorysupport/Chapt%203%20References/REF%207%20proctor.pdf>. Retrieved on 22 korrik 2008, "The first German antitobacco organization was established in 1904 (the short-lived Deutscher Tabakgegnerverein zum Schutze für Nichtraucher); this was followed by a Bund Deutscher Tabakgegner based in the town of Trautenau, in Bohemia (1910), and similar associations in Hanover and Dresden (both founded in 1912). When Czechoslovakia was severed from Austria after the First World War, a Bund Deutscher Tabakgegner in der Tschechoslowakei was established in Prague (1920); that same year in Graz a Bund Deutscher Tabakgegner in Deutschösterreich was founded." 
  16. ^ Proctor 1999, p. 177
  17. ^ Proctor 1999, p. 178
  18. ^ a b c Proctor 1999, p. 173
  19. ^ Tillman 2004, p. 119
  20. ^ a b Proctor 1999, p. 187
  21. ^ Anders Dahlström, Christina Ebersjö, Bo Lundell (2008), "http://www3.interscience.wiley.com/journal/120122530/abstract", Acta Pædiatrica 97(8): 1075–1079, doi:10.1111/j.1651-2227.2008.00785.x, PMID 18498428, <http://www3.interscience.wiley.com/journal/120122530/abstract>. Retrieved on 15 nëntor 2008 
  22. ^ M Pellegrini, E Marchei, S Rossi, F Vagnarelli, A Durgbanshi, O García-Algar, O Vall, S Pichini (2007), "[[w:Liquid chromatography/electrospray ionization tandem mass spectrometry assay for determination of nicotine and metabolites, caffeine and arecoline in breast milk:|]]", Rapid Communications in Mass Spectrometry 21(16): 2693–2703, doi:10.1002/rcm.3137, PMID 17640086 
  23. ^ Julie A. Mennella, Lauren M. Yourshaw, and Lindsay K. Morgan (2007), "http://pediatrics.aappublications.org/cgi/content/abstract/120/3/497", Pediatrics 120(3): 497–502, doi:10.1542/peds.2007-0488, PMID 17766521, <http://pediatrics.aappublications.org/cgi/content/abstract/120/3/497>. Retrieved on 15 nëntor 2008 
  24. ^ Kenneth F. Ilett, Thomas W. Hale, Madhu Page-Sharp, Judith H. Kristensen, Rolland Kohan, L.Peter Hackett (2003), "http://www.nature.com/clpt/journal/v74/n6/abs/clpt2003517a.html", Clinical Pharmacology & Therapeutics 74(6): 516–524, doi:10.1016/j.clpt.2003.08.003, PMID 14663454, <http://www.nature.com/clpt/journal/v74/n6/abs/clpt2003517a.html>. Retrieved on 17 nëntor 2008 
  25. ^ Proctor 1999, p. 189
  26. ^ a b Johan P. Mackenbach (2005), "http://ije.oxfordjournals.org/cgi/content/full/34/3/537", International Journal of Epidemiology 34(3): 537–9, doi:10.1093/ije/dyi039, PMID 15746205, <http://ije.oxfordjournals.org/cgi/content/full/34/3/537>. Retrieved on 1 qershor 2008 
  27. ^ Schaler 2004, p. 155
  28. ^ a b c d e f g h Coombs & Holladay 2006, p. 98
  29. ^ a b Proctor 1999, p. 207
  30. ^ Proctor 1999, p. 191
  31. ^ Proctor 1999, p. 194
  32. ^ a b c d George Davey Smith, Sabine A Strobele, Matthias Egger (1994), "http://www.pubmedcentral.nih.gov/picrender.fcgi?artid=1059950&blobtype=pdf" (PDF), Journal of Epidemiology and Community Health 48(3): 220–3, doi:10.1136/jech.48.3.220, PMID 8051518, <http://www.pubmedcentral.nih.gov/picrender.fcgi?artid=1059950&blobtype=pdf>. Retrieved on 21 korrik 2008 
  33. ^ Berridge 2007, p. 13
  34. ^ Proctor 1999, p. 199
  35. ^ a b Robert N. Proctor (2001), "http://ije.oxfordjournals.org/cgi/content/full/30/1/31", International Journal of Epidemiology 30: 31–34, doi:10.1093/ije/30.1.31, <http://ije.oxfordjournals.org/cgi/content/full/30/1/31>. Retrieved on 24 gusht 2008 
  36. ^ George Davey Smith, Sabine Strobele and Matthias Egger (1995), "http://www.bmj.com/cgi/content/full/310/6976/396?ijkey=dded75b860ab74f5194afe48718a4f2e5fe51cb0&keytype2=tf_ipsecsha", British Medical Journal 310(6976): 396, PMID 7866221, <http://www.bmj.com/cgi/content/full/310/6976/396?ijkey=dded75b860ab74f5194afe48718a4f2e5fe51cb0&keytype2=tf_ipsecsha>. Retrieved on 1 qershor 2008 
  37. ^ a b c d Proctor 1999, p. 203
  38. ^ a b Daunton & Hilton 2001, p. 169
  39. ^ a b Guenther 2004, p. 108
  40. ^ Uekoetter 2006, p. 206
  41. ^ Proctor 1999, p. 204
  42. ^ Proctor 1999, p. 206
  43. ^ Meyer 2005, p. 13
  44. ^ Lee 1975
  45. ^ Bachinger E, McKee M, Gilmore A (2008), "[[w:Tobacco policies in Nazi Germany: not as simple as it seems:|]]", Public Health 122(5): 497–505, doi:10.1016/j.puhe.2007.08.005, PMID 18222506 
  46. ^ a b c Proctor 1999, p. 174
  47. ^ Proctor 1999, p. 220
  48. ^ a b Proctor 1999, p. 179
  49. ^ Proctor 1999, p. 208
  50. ^ a b Proctor 1999, p. 245

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Berridge, Virginia (2007), [[w:Marketing Health: Smoking and the Discourse of Public Health in Britain, 1945-2000:|]], Oxford University Press, ISBN 0-19-926030-3 .
  • Bynum, William F.; Hardy, Anne; Jacyna, Stephen; Lawrence, Christopher & Tansey, E. M. (2006), [[w:The Western Medical Tradition:|]], Cambridge University Press, ISBN 0-521-47524-4 .
  • Clark, George Norman; Briggs, Asa & Cooke, A. M. (2005), [[w:A History of the Royal College of Physicians of London:|]], Oxford University Press, ISBN 0-19-925334-X .
  • Coombs, W. Timothy & Holladay, Sherry J. (2006), [[w:It's Not Just PR: Public Relations in Society:|]], Blackwell Publishing, ISBN 1-4051-4405-X .
  • Daunton, Martin & Hilton, Matthew (2001), [[w:The Politics of Consumption: Material Culture and Citizenship in Europe and America:|]], Berg Publishers, ISBN 1-85973-471-5 .
  • Gilman, Sander L. & Zhou, Xun (2004), [[w:Smoke: A Global History of Smoking:|]], Reaktion Books, ISBN 1-86189-200-4 .
  • Guenther, Irene (2004), [[w:Nazi Chic?: Fashioning Women in the Third Reich:|]], Berg Publishers, ISBN 1-85973-400-6 .
  • Lee, P. N. (1975), [[w:Tobacco Consumption in Various Countries:|]] (4th ed.), London: Tobacco Research Council .
  • Meyer, Hubert (2005), [[w:The 12th SS: The History of the Hitler Youth Panzer Division:|]], Stackpole Books, ISBN 978-0-8117-3198-0 .
  • Proctor, Robert (1999), [[w:The Nazi War on Cancer:|]], Princeton University Press, ISBN 0-691-07051-2 .
  • Schaler, Jeffrey A. (2004), [[w:Szasz Under Fire: A Psychiatric Abolitionist Faces His Critics:|]], Open Court Publishing, ISBN 0-8126-9568-2 .
  • Szollosi-Janze, Margit (2001), [[w:Science in the Third Reich:|]], Berg Publishers, ISBN 1-85973-421-9 .
  • Tillman, Barrett (2004), [[w:Brassey's D-Day Encyclopedia: The Normandy Invasion A-Z:|]], Potomac Books Inc., ISBN 1-57488-760-2 .
  • Uekoetter, Frank (2006), [[w:The Green and the Brown: A History of Conservation in Nazi Germany:|]], Cambridge University Press, ISBN 0-521-84819-9 .
  • Young, T. Kue (2005), [[w:Population Health: Concepts and Methods:|]], Oxford University Press, ISBN 0-19-515854-7 .