Lëvizja Autonomiste e Vojvodinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri jozyrtar i Vojvodinës i propozuar nga partia politike Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) në Serbi në vitet 1990 (përdoret ende nga kjo parti politike, qoftë si flamur partiak ose si flamur jozyrtar i Vojvodinës).

Lëvizja Autonomiste e Vojvodinës (serbisht: Војвођански аутономашки покрет Vojvođanski autonomaški pokret), ose në gjuhën e folur Autonomistët (serbisht: Аутономаши Autonomaši) është një lëvizje politike në krahinën serbeVojvodinës që bën thirrje për më shumë autonomi për Vojvodinën brenda Serbisë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ideja u paraqit gjatë viteve 1990 dhe mori hov gjatë Luftërave Jugosllave kur një pjesë e popullsisë vendase nuk ishte e kënaqur me regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Gjatë kësaj periudhe kohore, regjimi i Millosheviçit shfuqizoi shumë nga aspektet e autonomisë së Vojvodinës, të cilat krahina gëzonte gjatë kohës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Republika e Vojvodinës brenda Serbisë së federalizuar. Projekt i propozuar nga Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës në 1999.

Partitë politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka disa parti politike apo koalicione partiake, të cilat mbështesin autonominë e Vojvodinës brenda Serbisë. Më e njohura prej tyre është Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës e udhëhequr nga Nenad Çanak.[1] Parti të tjera janë: Partia e Vojvodinës, Lëvizjea Vojvodinase, etj. Këto parti kryesisht udhëhiqen dhe mbështeten nga popullata vendore serbe e Vojvodinës. Ekzistojnë gjithashtu disa parti politike të pakicave etnike vendore, disa prej të cilave, përveç mbështetjes së të drejtave të pakicave etnike, po mbështesin edhe idenë për më shumë autonomi.[2]

Propozime dhe nisma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mesin e partive politike autonomiste ka qëndrime të ndryshme për nivelin e dëshiruar të autonomisë së Vojvodinës. Disa nga propozimet mbrojnë idenë e kthimit në nivelin e autonomisë siç ishte në vitin 1974, ndërsa propozimet e tjera mbështesin idenë e një autonomie më të madhe se në vitet 1990, por disi më pak se në 1974.

Një nga propozimet ishte ai i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, i cili rekomandonte transformimin e Serbisë në një "shtet federal demokratik" me njësi federale me nivele më të larta ose më të ulëta të autonomisë.[3] Një nga njësitë federale të Serbisë federale, sipas propozimit, do të ishte Republika e Vojvodinës (serbisht: Република Војводина ose Republika Vojvodina). Përveç Vojvodinës, njësi të tjera federale do të ishin edhe Shumadija, Serbia Juglindore, qyteti i Beogradit, Sanxhaku dhe Kosova. Sipas Lidhjes, kjo zgjidhje politike do të "stabilizonte Serbinë si shtet dhe do të parandalonte çdo tendencë për shkëputje në territorin e Serbisë". Në vitet e fundit, Lidhja e ka braktisur idenë e një Republike të Vojvodinës, por ende po mbron një nivel më të lartë të autonomisë për krahinën brenda Serbisë.

Më 28 janar 2013 si përgjigje ndaj propozimit të organizatës politike të Serbisë së Tretë nga Novi Sadi për të hequr autonominë e Vojvodinës[4][5] Partia e Vojvodinës kreu një fushatë që përfshinte vendosjen e posterave me mbishkrimin "Republika e Vojvodinës" në Novi Sad.[6]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Filep, Bela (2016). The politics of good neighbourhood: state, civil society and the enhancement of cultural capital in east central Europe (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 71. ISBN 978-1-317-02044-8. OCLC 1100696685.
  2. ^ Bugajski, Janusz (2020). Political parties of Eastern Europe: a guide to politics in the post-Communist era (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-000-16135-9. OCLC 1195438455.
  3. ^ Vance, Charles; Paik, Yongsun (2006). Managing a global workforce: challenges and opportunities in international human resource management (në anglisht). Armonk, N.Y.: M.E. Sharpe. fq. 426. ISBN 978-0-7656-2016-3. OCLC 1020540099.
  4. ^ "Трећа Србија – Treća Srbija – Third Serbia" (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 2009-10-13.
  5. ^ "Трећа Србија: ДС бринула о култури као о лањском снегу" (në serbisht).
  6. ^ "NS:Novi plakati Vojvodina republika - B92" (në serbisht).

Stampa:Ethnic nationalism