Vojvodina
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vojvodina, zyrtarisht Krahina Autonome e Vojvodinës (Serbisht:
Аутономна Покрајина Војводина / Autonomna Pokrajina Vojvodina ), është një krahinë autonome e Serbisë, gjendet në pjesën veriore të vendit, në Rrafshin e Panonisë në Evropën Qendrore. Kryeqëndra dhe qyteti më i madh i saj është Novi Sadi.
Vojvodina ka një popullsi prej rreth 2 milionë (afërsisht 27% e totalit të Serbisë). Ajo ka identitet multi-etnike dhe multi-kulturor, me mekanizma për promovimin e të drejtave të pakicave. Gjithësej ka më shumë se 26 grupe etnike si dhe gjashtë gjuhë zyrtare.

