Laguna

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore (Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës, i Baltikut etj.).Shembuj tipik të lagunave dhe kënetave paraqiten në bregdetin shqiptar (Karavastaja, Narta, Pashalimani, Patoku etj).

Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Vilunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është mbi 130km 2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.