Lemurët fluturues të Filipineve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lemuri i vogël Fluturues

Lemuri fluturues i Filipineve (Cynocephalus volans) jetonë në disa ishuj jugorë të Filipineve dhe ushqehet me bimë. Si të gjithë kafshët e këtij rendi, edhe këto kafhsë ndërmjet gjymtyrëve të gjatë të tyre kanë një lëkurë fluturuese, me të cilën mund të "fluturojnë". Edhe pse quhen Lemurë nuk janë lemurë, vërtet të fluturojnë nuk munden, por më mirë me thanë se, bien poshtë; po duke i zgjeruar krahët ndalin shpejtësinë e trupit i cili po bie te poshtë dhe kështu mund të përshkojnë distace prej më se 100 metrash. Kjo është shumë ndihmëse, si për gjetjen e ushqimit ashtu edhe për ikjen prej grabitqarëve, sidomos prej Shqiponjes Filipinase. Lemurët flutures janë njëri prej dy llojeve nga rendi Dermoptera. Tjetri lloj është Fluturuesi i Malajëve.

Ndërtimi i trupit[redakto | redakto tekstin burimor]

"Gjatësia e krahëve" kur i zgjeron është rreth 70cm. Pesha e tij sillet prej 1-1.5kg ose deri në maksimum 1.75kg. Bishtin e kanë të gjatë 22-27cm. Ky lloj dallohet nga Fluturuesi i Malajëve nga ngjyrat e kimes së tij. Kimja e tyre është më e mbyllët dhe shpesh ngjyrë të përhimt, me më pak njolla se Fluturuesi i Malajëve. Ngjyra e mbyllët i konvenon, për tu fshehur në drunjët e errët. Këto kafshë kanë një kokë të madhe dhe në pamje të një Langoi (Cynocephalus = kryeqeni), kanë syt e mëdhenj, veshët e vegjël dhe gjymtyrë të gjatë. Hunda është e shtypur. Lemurët fluturues të Filipineve kanë 34 dhëmbë.

Mënyra e jetesës dhe Përhapja[redakto | redakto tekstin burimor]

Fluturuesi i Filipineve është autokton në Filipinet Jugore. Ai jeton në malet tropikale dhe nëpër plantazhe në ishujt Mindanao, Samar, Basilan, Bohol dhe Leyte. Fluturuesit e Filipineve janë krijesa aktive natën, kurse diten janë në gjumë nëpër shpella në drunjë. Kurr me qef të vetë një Fluturues nuk bie në tokë edhe kur kërcejnë nga lisat shmangen nga rëniet në tokë. Janë vetiak, por shpesh shumë kafshë gjenden në një Lis duke mbledhur ushqim. Fluturuesi i Filipineve edhe pse ka 34 dhëmbë është herbivor (bimëngrënës). Ushqimi i tij përbëhet nga fletë dhe lule. Në shumicen e rasteve ata zgjedhin si ushqim fletët e reja të drunjëve. Ushqimin e mbledhin në drunjë të mëdhenj. Aktiviteti i mbledhjes së ushqimit arrijnë kulmin para rënies së diellit dhe disa orë para lindjes së diellit. Në Filipine armiku i tij më i madh është Shqiponja Filipinase, por armiq ka shumë sepse "fluturimin" nuk e ka të shpejtë. Mendohet se në disa vende 90% e ushqimit të Shqiponjës Filipinase janë Lemurët Fluturues të Filipineve. Një armik tjetër i madh i tij është edhe njeriu. Për gëzofin e tij dhe mishin e shijshëm (në vendin e tij shihet si ushqim special e i përkryer) dhe më pak për prishjen e plantacioneve. Gjahu ndaj tyre është lehtë të zhvillohet sepse nuk i ndërrojnë rrugët e tyre të cilat i përshkojnë natën. Deri sot nuk ka qenë e mundur të mbahet një lemurë fluturues në kafaz.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • ^ Gonzalez, J. C., Custodia, C., Carino, P. & Pamaong-Jose, R. (2008). Cynocephalus volans. In: IUCN 2008. IUCN Red List of Threatened Species. Downloaded on 30 December 2008.
  • T. S. Kemp: The Origin & Evolution of Mammals. Oxford University Press, Oxford 2005, ISBN 0-19-850761-5.
  • Erwin Kulzer: Dermoptera. Riesengleiter, Flattermakis, Colugos. In: W. Westheide und R. Rieger: Spezielle Zoologie. Teil 2: Wirbel- oder Schädeltiere. Spektrum Akademischer Verlag, München 2004, S. 574–575, ISBN 3-8274-0307-3.
  • Kathy MacKinnon: Riesengleiter. In: David W. Macdonald (Hrsg.): Die große Enzyklopädie der Säugetiere. Könemann Verlag, Königswinter 2004, S. 432–433, ISBN 3-8331-1006-6 (deutsche Übersetzung der Originalausgabe von 2001).
  • Ronald M. Nowak: Walker’s Mammals of the World. 2. Auflage. The Johns Hopkins University Press, Baltimore 1999, S. 250–252, ISBN 0-8018-5789-9.
  • Thomas Schultze-Westrum: Die Riesengleiter. In: Bernhard Grzimek et al. (Hrsg.): Grzimeks Tierleben. Bd. 11. Säugetiere 2. Kindler Verlag, Zürich 1969, S. 80–82.
  • Don E. Wilson, DeeAnn M. Reeder (Hrsg.): Mammal Species of the World. 3. Auflage. The Johns Hopkins University Press, Baltimore 2005, ISBN 0-8018-8221-4.
  • Erich Thenius und Richard Kraft: Riesengleiter in: Bernhard Grzimek (Hrsg.): Grzimeks Enzyklopädie, Band 1: Säugetiere, S.634-639, Kindler 1988, ISBN 3-463-42101-1