Leonora Poloska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leonora Poloska
Instrument(et)Piano

Leonora Poloska lindi më 3 maj 1982 Shkup.Leonora Shkollimin fillor dhe te mesem e kreu ne Maqedoni dhe me sharmin dhe karizmën e saj është njëra ndër këngëtaret më të njohura jo vetëm në Maqedoni ku është lindur por në mbarë hapësirën shqiptare. Deri më tani ajo ka fi tuar disa çmime të rëndësishme, duke vërtetuar talentin dhe potencën prej këngëtareje. Më 1995, në festivalin Nota Fest, Leonora ka fi tuar çmimin për interpretim më të mirë. Pas këtij preludi, në po të njëjtin festival, në vitin 1996, kariera e saj është kurorëzuar me çmimin e parë të jurisë së këtij festivali. Festivali Nota Fest edhe dy herë tjera ka hapur dyert e suksesit për këngëtaren Leonora Poloska. Më 1999 ajo fi ton çmimin e parë nga publiku në këtë festival. Festivali Shou Fest është tjetër bastion i talentit dhe i sukseseve të Leonorës. Tre vjet radhazi ajo u shpërblye në këtë festival. Leonora është ngjitur për herë të parë në skenë që në moshën 13- vjecare. Por, ëndërra e saj për tu bërë këngëtare ka filluar edhe më herët. Që në moshën katër vjecare, Leonora këndonte në familje duke imituar këngëtarët e kohës. Ne vitin 2000 ajo merr cmimin e publikut me kengen 'Shpresa e Ardhmerise' ne 'Nota Fest 2000' dhe ne vitin 2001 merr cmimin e produksionit me kengen tjeter 'Yll i dashurise'