Letërsia shqipe me alfabet arab

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Letërsia shqipe me alfabet arab, e quajtur edhe alhamiada shqiptare[1][2][3][4] është ajo pjesë e letërsisë shqipe e kultivuar me shkrimin (Elifba) nëpërmjet alfabetit arab dhe që zgjati për afro dy shekuj, deri më 1908 me Kongresin e Manastirit.[4] Tradita e shkrimit të vargjeve me alfabet arab vazhdoi në Kosovë deri më 1947,[5] ndërsa si rrjedhë krijimtarie deri në vitet 1980.[6] Gjysmën e dytë të shek. XIX kjo letërsi ndikoi edhe letërsinë e Lëvizjes Kombëtare,[4] sidoqë e diskutueshme.[6]

Emërtimi dhe përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndonëse në hyrjen prezantuese të Historisë së Letërsisë Shqipe, hartuar nga Dhimitër Shuteriqi, përdoret vetëm fjala bejtexhi dhe letërsia e krijuar si "letërsia e bejtexhinjve", në pjesën që i kushtohet kësaj letërsie hartuar nga Mahir Domi nënkapitulli titullohet "letërsi shqipe me alfabet arab" sipas studimeve të Osman Myderizit. Në përpjekje për ta zëvendësuar termin që shënjon vetëm një qerthull të ngushtë poezie, Kaleshi huazoi termin Aljamiado.[3]

Si krijim i brendshëm i shqipes, bejtexhi në zanafillë i referohej vjershëtorit popullor që krijonin lehtësisht vargje me rimë, pra që thurnin bejte. Fjalori i Gjuhës Shqipe i 1954 vijon që fjalës t'ia mveshë po të njëjtin kuptim, ku i jep vend fjalës bejtar, duke zëvendësuar prapashtesën turke -xhi me atë shqipe -ar.[3] Sipas Shaban Sinanit, kjo trashëgimi mund të quhet letërsi vetëm konvencionalisht, sepse është e nisur si letërsi me audiencë, duke mbetur në metaligjërim.[7]

Burimi i përmbajtjes së kësaj letërsie qenë motivet tradicionale të letërsisë orientale, përsiatjet metafizike, motivet sufi dhe bektashie, doktrina e Islamit dhe principet morale të Kuranit mbi dashurinë dhe të bukurën.[1] Fort e ndikuar nga modelet letrare të Lindjes, bejtexhinjtë sollën poezi të ndryshme si: murabba, ilahi, kaside dhe gazale.[2] Në lëmin e leksikografisë, Hafiz Ali Ulqinaku hartoi të parin fjalor shqip-turqisht me 9021 fjalë, ndërsa Mollà Daut Boriçi abetaren me alfabet arab.[4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në viset shqiptare, kjo letërsi në të cilën gjuhët vendore shkruheshin me alfabet arab ishte përhapur paralelisht edhe në viset bullgare dhe greke të perandorisë.[8] Sipas studimeve të Myderizit te poezia e Muçi-zadesë "Imzot, mos më lërë pa kave", shkruar në vitin 1725.[9]

Sipas studjuesit Pirraku,[10] nis me bejtexhiun Dervish Hasani nga Krusha e Vogël i pari i një teqeje të tarikatit HalvetiRahovec, e cila mendohej e fundshek, XVII. Vargjet e tij kanë mbijetuar pjesërisht ose aspak.[2] Pirraku ka gjurmuar në traditën gojore ilahinë "Ah un i mjeri kesh tue fjetë", që mendohej t'i jetë kushtuar Sheh Sulejman Baba Rahovecit (vd. 1185 H / 1771), themeluesit të teqesë Halvetie që u ndërtua më 1732. Kështu studimet dalin në konkluzionin se edhe ilahia do të jetë thurur mes viteve 1732 e 1771. Dhe mendohet të jetë shkruar nga vetë Sheh Sulejmani.[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Bulo, Jorgo (2001). "Les lettres albanaises dans les siecles XVIII-XIX et les points de concordans avec les cultures arabo-persiannes: le cas de l'Aljamiado albanais". Bulletin (në frëngjisht). AIESEE. 30–31: 277–278.
  2. ^ a b c Elsie, Robert (1992). "Albanian Literature in the Moslem Tradition: Eighteenth and Early Nineteenth Century Albanian Writing in Arabic Script" [Literatura shqipe në traditën islame: Gjuha shqipe me gërma arabe gjatë shekullit të 18të dhe 19të] (PDF). Oriens (në anglisht). Brill. 33: 287–306.
  3. ^ a b c Abazi (Egro), Genciana (2011). "Mbi historinë e fjalës bejtexhi". Ura. 6: 96–98.
  4. ^ a b c d Osmani, Shefik; Kazazi, Njazi (2004). "Alhamiada shqiptare: shtrirja e literaturës lhamiadiste në të gjitha territoret shqipfolëse". Univers. 5: 195–204.
  5. ^ Elsie 1997, p. 63.
  6. ^ a b Sinani 2010, p. 84.
  7. ^ Sinani, Shaban (2010). "Historishkrimi letrar dhe disa dukuri ndërkulturore" (PDF). Historia e Letërsisë Shqipe: Materialet e Konferencës Shkencore 30-31 tetor 2009: 76.
  8. ^ Sinani 2010, p. 83.
  9. ^ Krasniqi 2017, p. 354.
  10. ^ a b Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare (bot. 2). Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 356–357. ISBN 9789951240550.