Letra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Copë e letrës

Letra është material bazë në veprimtarinë grafike e cila kryesisht përbëhet nga fijet me prejardhje bimore, me dhënje shtesë të mbushësve, ngjitësit dhe ngjyrës. Në këtë material mund të shkruhet, të vizatohet dhe të shtypet dhe prej se është përdorur ka qenë tregues i nivelit të kulturës së një populli. Sot, e kombinuar me shumë materiale të tjera, letra ka një përdorim të gjerë në shumë fusha të veprimtarisë dhe është tregues i nivelit të kulturës materiale.


Përmbajtja

[redakto] Gramatura e letrës

Gramatura e letrës (trashsia e letrës) është sipërfaqja e 1 m² e shprehur në gram.


[redakto] Klasifikimi i letrës sipas gramaturës

Me termin letër në kuptimin e ngushtë përfshihen fletët (me trashësi deri në 140 g/m²) të cilat mund të palosen pa ndonjë vështirësi; letra e trashë (160 - 300 g/m²) njifet me termin karton; kartoni i trashë (300 - 500 g/m²); letra mbi 500 g/m² njifet me termin lepenkë.

[redakto] Klasifikimi i letrës sipas teknikave të shtypit

Letra e cila përdoret në veprimtarinë grafike klasifikohet sipas teknikave të shtypit në: letër për shtypin e lartë, për shtypin e rrafshët, për shtypin e thellë dhe për shtypin e depërtueshëm. Çdo lloj i letrës i ka karakteristikat e veta të përbërjes kimike, prandaj nuk preferohet të përdoret për teknikën tjetër të shtypit.

[redakto] Përmasat e Letrës


[redakto] Shiko dhe këtë

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Dua të di

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera