Libri i Mormonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Libri i Mormonit

Libri i Mormonit është libri i shenjtë i Mormonizmit (Kisha e Jezu Krishtit e Shenjorëve të Ditëve të Mëvonshme), që është një nga katër vëllimet e shkrimeve të shenjta të pranuara nga ta. Është përkthyer në 106 gjuhë të botës dhe më shumë se 140 milion kopje janë botuar. Libri i Mormonit ështe botuar për herë të parë në Mars të vitit 1830 në Nju Jork, ShBA.

Libri i Mormonit për besimtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit, i krahasueshëm me Biblën. Libri i Mormonit flet për besimtarë të Krishtit në kohën e lashte të kontinentit amerikan. Sipas besimit mormon është shkruar midis viteve 600 përpara lindjës së Krishtit dhe 400 pas lindjes së Krishtit. Qëllimi kryesor i Librit të Mormonit është që t’i bindë gjithë njërezit se “Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve”.[1] Ngjarja kurorëzuese e shënuar në Librin e Mormonit është shërbesa personale e Jezu Krishtit mes banorëve të kontinentin amerikan pak kohë pas ringjalljës së tij. Aty shpjegohen doktrinat e ungjillit, theksohet vija të përgjithshme plani i shpëtimit dhe u tregohet njerëzve se ç’duhet të bëjnë që të arrijnë paqe në këtë jetë dhe shpëtim të përjetshëm në jetën që do të vijë.

Sipas besimit mormon Libri i Mormonit ishte përkthyer nga një gjuhë e lashte në anglisht nga një profet i quajtër Jozef Smithi i Riu. Anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (njihen si “Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme” ose si “Mormon”) bësojnë se Jozef Smithi i Riu ishte thirrur nga Përendia të bëhej profet dhe ta përkthente Librin e Mormonit. Në lidhje me këtë anal, Joseph Smith (lexo Xhozef Smith) ka thënë: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i bësimit tonë, dhe se një njëri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër."[2]

Për të vërtetuar hjynin e Librit të Mormonit 3 dëshmitarë[3] të veçantë dhe 8 dëshmitarët[4] të tjerë shkruan një dëshmi që Libri i Mormonit me të vërtetë erdhi nga Perëndia dhe që Jozef Smithi i Riu e përktheu atë me anë të fuqisë së Perëndisë. Këto dëshmi janë të botuara në çdo kopje të Librit të Mormonit.

Libri sipas besimit mormon u shkrua nga shumë profetë të lashtë që jetuan në kontinentin amerikan . Fjalët e tyre, të shkruara në fletë ari, u cituan dhe u përmblodhën nga një profet-historian i quajtur Mormon (nga ky erdhi emri Libri i Mormonit). Anali përmban një rrëfim të dy qytetërimeve të mëdha. Njëri që erdhi nga Jeruzalemi në vitin 600 para Krishtit dhe më vonë u nda në dy kombë që njihen si Nefitët dhe Lamanitët. Tjetri erdhi shumë kohë më pare, kur Zoti ngatërroi gjuhët në Kullën e Babelit. Ky grup njihet si Jaraditët. Pas mijëra vjetësh, të gjithe u shkatërruan me përjashtim të Lamanitëve. Mormonet bësojnë se Lamanitet janë paraardhësit kryesorë të Indianëve të Amerikës.[5]

Brenda Librit të Mormonit janë 15 libra ose ndarje:

    • Libri i Parë i Nefit
    • Libri i Dytë i Nefit
    • Libri i Jakobit
    • Libri i Enosit
    • Libri i Jaromit
    • Libri i Omnit
    • Fjalët e Mormonit
    • Libri i Mosias
    • Libri i Almës
    • Libri i Helamanit
    • Nefi i Tretë
    • Nefi i Katërt
    • Libri i Mormonit
    • Libri i Ethërit
    • Libri i Moronit

Kritikat ndaj librit të Mormonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikët mohojnë shpjegimin e Joseph Smith mbi origjinën e Librit të Mormonit. Jospeh Smith pretendoi që Libri i Mormonit ishte një kronikë e shkruar nga banorët vendas të Amerikës në pllaka të arit në një gjuhë të pakuptueshme dhe që Zoti ia dha mundësinë Joseph Smithit t'i përtkthente[6]

Kritikët vënë në dukje se nuk ka asnjë provë të ekzistencës së pllakave të arta ; Smith tha se engjëlli Moroni ia mori pllakat pasi kompletoi përkthimin. Për ta mbështetur pretendimin e tij mbi pllakat e arta Joseph Smith përfshiu në kuadër të botimit të Librit të Mormonit edhe dy deklarata të dëshmitarëve të cilët thonin se i kishin parë pllakat. Përkundër kësaj kritikët i diskreditojnë dëshmitë e tyre me arsyetime të ndryshme, një prej të cilëve është fakti që "dëshmitarët" kishin lidhje të ngushta gjaku mes vete. Më vonë Martin Harris, njëri nga "dëshmitarët" pranoi që asnjëri nga dëshmitarët s'i kishte parë me të vërtetë pllakat por vetem në një vegim[7]Kritikët e sotëm kanë mendime të ndryshme lidhur me prejardhjen e Librit të Mormonit, megjithatë shumica konkludojnë se profeti Joseph Smith e shpiku vetë, me gjasë me ndihmën e Oliver Cowdery.

Kritikët i shohin gjuhën, frazat dhe emrat në Librin e Mormonit si dëshmi që libri është falsifikim. Joseph Smith pretendoi që e përktheu Librin e Mormonit nga "gjuha egjiptiane e reformuar". Arkeologët dhe egjiptologët nuk kanë gjetur kurrë dëshmi që kjo gjuhë të ketë ekzistuar ndonjëherë.[8] Jo veç kaq, por Libri i Mormonit pretendon që së paku disa parardhës të "indianëve" të Amerikës kanë prejardhje nga Jeruzalemi (Kudsi). Megjithate linguistët specialistë të gjuhëve të "indianëve" të Amerikës nuk kanë gjetur ndonjë gjuhë të përdorur nga indianët e Amerikës e që të jetë e ngjajshme me gjuhët e Lindjes së Mesme.

Jo veç kaq po linguistët pretendojnë që shumë fjalë dhe shprehje frazeologjike të përdorura në Librin e Mormonit nuk përputhen me periudhën kur pretendohet të jetë shkruar ky libër. Psh. fjala kishë përdoret nga një personazh në librin e mormonit në vitin 600 p.e.s mirëpo në fakt nuk është përdorur deri në shek e parë pas erës sonë.

Emrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikët besojnë se Joseph Smith i shpiku emrat e përmëndur në libër nga vetja, dukë vënë në dukje se Joseph Smith posedonte një përkthim të Biblës të autorizuar nga mbreti Xhejms ku në fund të librit ishin shënuar gjithë emrat e personazheve biblikë.[9] Shumë emra të Librit të mormonit janë ose të marrë nga Bibla ose emra që rimonin me të parët, ose u ndryshohej ndonjë rrokje, parashtesë ose prapashtesë. Jo veç kaq po eshe emrat e njerëzve prej dy popujve Nefitët dhe Jareditët ishtin të njëjtë edhpse jetuan në kohë të ndryshme, vend të ndryshëm dhe folnin gjuhë të ndryshme. Për fund disa njerëz u vinin fëmijëve emrat e tyre që nuk ishte zakon për popujt e lashtë

Saktësia e Librit të Mormonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikët mohojnë saktësinë e Librit të Mormonit. Ata vënë në dukje anakronizmat dhe mungesën e fakteve arkeologjike dhe gjenetike.

Anakronizmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në libër përdoren emra bimësh ose shtazësh (kuajt, derrat) ose teknologjish që nuk njiheshin në atë në Amerikë (psh karroca, çeliku).

Sipas të dhënave tona në atëkohë nuk kishte kuaj në Amerikë. Ata u sollën në Amerikë në shek XVI. Judenjtë e asaj kohe nuk kishin çelik, mëndafsh etj. Në Amerikë nuk kishte dele, të cilat më vonë i sollën Europianët mirëpo këto prapë përmenden në Librin e Mormonit te Ether 9:18. Sot dihet se dhitë dhe derrat u sollën në Amerikë nga Europianët mirëpo në Librin e Mormonit përmenden si të pranishme aty që është në kundërshtim me faktet moderne (1 Ne. 18:25). Pra të dhënat e përmenduar në librin e Mormonit nuk përputhën me njohuritë e sotme

Dëshmitë gjenetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveq anakronizave dëshmitë gjenetike nuk mbështesin Librin e Mormonit, pra nuk ka dëshmi gjenetike që indianët e Amerikës e kanë prejardhjen prej hebrenjve. Shkencëtari Yaakov Kleiman, antropologu mormon Thomas W. Murphy dhe biologu ish-mormon Simon Southerton theksojnë se hipoteza e mormonëve që indianët e amerikës e kanë prejardhjen vetëm prej hebrenjve nuk është e vërtetë.[10]

Burime të dhënash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ [1], faqja titulluese e Librit të Mormonit.
  2. ^ [2], Parathënia e Librit të Mormonit.
  3. ^ [3], Dëshmia e Tre Dëshmitarëve
  4. ^ [4], Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve
  5. ^ [5], Një shpjegim i shurtër mbi Librin e Mormonit.
  6. ^ https://www.lds.org/topics/book-of-mormon-translation?lang=eng
  7. ^ Brodie, Fawn M. (1995). No man knows my history: the life of Joseph Smith, the Mormon prophet (2. ed., rev.and enl., 1. Vintage books ed. ed.). New York: Vintage Books. p. 78.ISBN 0679730540.
  8. ^ Standard language references such as Peter T. Daniels and William Bright, eds., The World's Writing Systems (New York: Oxford University Press, 1996) (990 pages); David Crystal, The Cambridge Encyclopedia of Language (Cambridge University Press, 1997); and Roger D. Woodard, ed., The Cambridge Encyclopedia of the World's Ancient Languages (Cambridge University Press, 2004) (1162 pages) contain no reference to "reformed Egyptian." "Reformed Egyptian" is also ignored in Andrew Robinson, Lost Languages: The Enigma of the World's Undeciphered Scripts (New York: McGraw Hill, 2002), although it is mentioned in Stephen Williams, Fantastic Archaeology: The Wild Side of North American Prehistory (Philadelphia: University of Pennsylvania Press, 1991). On their website, Bad Archaeology, two British archaeologists, Keith Fitzpatrick-Matthews and Dames Doeser, say "The only writing systems to have been recognised in the Americas are those used by the Maya and the Aztecs, neither of which resembles Egyptian hieroglyphs, although Joseph Smith, the founder of the religion, produced a scrap of papyrus containing hieroglyphs he claimed to be a Reformed Egyptian text written by the Patriarch Abraham."
  9. ^ Tanner 1987, pp. 95
  10. ^ Kleiman, Yaakov (2004), DNA and Tradition: The Genetic Link to the Ancient Hebrews, Devora, p. 88, ISBN 1-932687-13-0


Linqe te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[Libri i Mormonit | LDS.org]