Limfa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Limfa sajohet nga lëngu indor dhe qarkullon nëpër sistemin e posaçëm të kanaleve - sistemi limfatik. Ky në të vertetë është sistem drenazh i cili e pranon atë pjesë të lëngut indor që nuk ka kaluar në kapilaret venoze. Përfitohet nga filtrimi i gjakut nëpër paretet e kapilarëve të gjakut. Ky lëng ndodhet në hapësirat ndërqelizore. Limfa luan rolin e këmbimit të materieve ndërmjet gjakut dhe indeve tjera. Limfa nga qelizat e gjakut përmban vetëm leukocite. Nëpërmjet enëve të veçanta që derdhen në enët e gjakut limfa kthehet në gjak. Limfa është lëng pangjyrë, ka përbërje të ngjashme me plazmën e gjakut, kurse nga elementet e formuara të gjakut përmbanë rruza të bardha të gjakut. Limfa sajohet prej lëndur indor, madje prej asaj pjese të lëngut, i cili nuk ka kaluar në kapilaret venoze.

[redakto] Nyjet limfatike

Janë krijesa të posaçme anatomike, të cilat gjenden në grupe, e që janë të vendosura në rrugët e enëve limfatike.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera