Jump to content

Liri Hidërshaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Liri Hidërshaj lindur më 14 korrik të vitit 1953 në fshatin GjerbësSkraparit, është shkrimtare shqiptare. Ajo ka tre vajza (Konsolida, Ermelinda, Oreada) dhe një djalë (Muharrem). Ndërroi jetë më 13 Shtator, 2015 pas disa muajsh beteje me ALS . U përcoll nga miq e të afërm për në banesën e fundit me një duartrokitje siç e kishte lënë amanet.

Epitafi i saj janë vargjet e shkruara nga ajo vet:


Për vete

Mendoj shpesh çfarë më pëlqen tek vetja?

Në rini: zjarri vajzëror që shpërthen i trëndafiltë në faqe...

Tani: krahërori që ka ushqyer katër jetë të shtrenjta...

Të tjerët më thonë që vështrimin e kam jetëdhënës

Liri Hidershaj (Klithme Shpirti - 2004)

Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në vendlindje, kurse arsimin e mesëm e mori në shkollën “Ramiz Aranitasi” në [[Çorovo. Në vitin 1977 u diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin “Universiteti Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Menjëherë pas mbarimit të universitetit filloi punë si mësuese në shkollën tetëvjeçare të fshatit Dobrush të Skraparit, ku punoi për tre vjetë, pastaj u emërua drejtore e shkollës tetëvjeçare të fshatit Kalenjas.

Në vitin 1998 u largua nga vemdlindja dhe u vendos familjarisht në Tiranë. Filloi punë si mësuese letërsie në shkollën tetëvjeçare ‘Ramazan Jarani”, ku dhe vazhdon të punojë. Ndërkohë është edhe gazetare e revistës “Krahu i shqiponjës”.

Liri Hidërshaj ka filluar të shkruajë që në shkollën tetëvjeçare. Krijimet e saj të para janë botuar në gazetën vendore “Jehona e Skraparit” e “Tomorri” dhe më vonë në shtypin qëndror. Pas vitit 2000 iu dha mundësia të botonte librat e saj të parë në poezi e prozë. Ka botuar katër libra dhe vazhdon të përgatisë disa botime të tjera.

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA).

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]