Lojërat olimpike
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Olimpiada apo Lojrat olimpike (nga greq: Olymp) është një manifestim i garave të ndryshme sportive që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer si data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme.
Në kohët moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha vendet e botës.
Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pjer de Kubertin në vitin 1914. Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së Lojrave olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen sëbashku.
[redakto] Mitologjia
Këto festa te rinise e të bukurisë e murrën emrin e tyre nga qyteti antik i Olimpias, i vendosur në Peloponez, në bregun e lumit Alfeo dhe i dedikoheshin Zeusit të Olimpit. Sipas Pauzanit, banorët e Elides tregonin se në fillim lojërat i dedikoheshin Uranit dhe djalit të tij Zeusit, i cili kishte marrë pjesë në gara dhe duke i fituar ato, kishte fituar edhe të drejtën për të qenë zotërues i gjithësisë. Më pas, të gjitha perëndit tjera kishin marrë pjese në gara dhe kampioni i parë i shpallur në atë kohe ishte Apolloni. Sipas një legjende tjetër, të cituar po nga Pauzani ishte Herakliti ai që i emërtoi këto lojëra Olimpike,duke vendosur që ato të organizoheshin një here në pesë vite, pasi që pesë ishin vëllezërit e tij. Sanksionimi i lojërave dhe përcaktimi i sakte i vendit se ku do të organizoheshin ato, bë si rrjedhojë e marrëveshjes se mbretit të Spartës 'Likurgut' me atë të Pizes 'Kleostenit. Kjo marrëveshje u shkrua në një disk të bronztë (i quajtur disku i Ifitit) dhe është gjetur 1000 vjet më vonë nga Pauzani në një tempull të Olimpias.
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
Alpinizëm | Atletikë | Automobilizëm | Basketboll | Boks | Çiklizëm | Futboll | Formula 1 | Hendboll | Ipizëm | Lojrat olimpike dimërore | Mundje | Not | Olimpiadë | Patinazh | Peshëngritje | Pingpong | Qitje | Ski | Shah | Tenis | Volejboll
| Ky artikull nga Sporti është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |