Lule kungulli të skuqura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Merret lulja e kungullit (ajo e verdha që është si tulipan, në momentin që është sa më e çelur, se pastaj fillon tkurrja dhe fishkja e saj).

  • Lahet mire me ujë të rrjedhshëm dhe pritet pak fundi.
  • Më pas futet në një pjatë ku më parë kemi rrahur një kokërr vezë dhe mbasi lyhet mirë hidhet të skuqet në tigan për disa minuta.

Kjo është receta më e thjeshtë.

Çfarë shije ka?

Nëse keni ngrënë ndonjëherë kërpudha me vezë është e njëjta shije, dhe pak më e mirë, më e butë.

Napoli këtë lloj lule mbasi e këpusin e fusin në një kavanoz me ujë në mënyrë që të rritet akoma për disa ditë.

Shoqerohet me verë të bardhë.