Lumi Chang Jiang

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Yangtze River oseChang Jiang

Lumi Jance (Yangtze River ose Chang Jiang ose Tibetan : Bri-chu) ndodhet në Azi dhe është lumi më i gjatë në Kinë, ka gjatësi prej 6300 km dhe në botë radhitet në vendin e tretë për nga gjatësia. Rrjedhja e sipërme e lumit Jance ndodhet në mes të maleve të larta dhe ka burime të pasura ujore. Lumi Jance është njëkohësisht edhe damari i transportit ujor nga perendimi në Lindje të Kinës. Kanali i lumit është i gjerë dhe nga banorët quhet si kanali i artë. Zonat e rrjedhjeve të mesme dhe të poshtme të lumit Jance janë me kohë të ngrohtë, me rreshje të pasur, me toka pjellore dhe janë zona të zhvilluara industriale dhe bujqësore.

Harta e lumit