Lumi i Kaçanollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lumi i Kaçanollit është një lumë i cili shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës, në anën lindore të Shalës së Bajgorës. Lumi formohet me bashkimin e dy përrenjëve të cilët burojnë në shpatet e maleve përreth Majës së Bajrakut në një lartësi mbidetare prej 1.600 metrash mbi nivelin e detit. Lumi i Kaçanollit rrjedh drejt jugut duke mbledhur përrenj dhe rrjedha të shumta ujore të maleve të Kopaonikut, kalon përmes fshatit Kaçandoll sipas të cilit edhe ka marrë emrin. Në fshatin Lupçi i Poshtëm derdhet në lumin e Llapit. Ka një sipërfaqe të pellgut prej 88 km2 me një prurje të përgjithshme vjetore prej 21.35 mil.m3 ujë gjë që e bën të përshtatshëm për shfrytëzim për hidroenergji dhe akumulim të ujit. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1008. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.