Mëhalla e Varoshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mëhalla e Varoshit, lagje serbe e krijuar jashtë qytetit, fillimisht rreth kishës së tanishme ortodokse Shën Nikolla, për t’u shtrirë pastaj në të dy anët e rrugës së tanishme Medllin Ollbrajt. Ishte ndër pesë lagjet e para të qytetit, e formuar në shek.XIX nga banorët serbe e të tjerë, të ardhur nga fshatrat e rrethinës, nga Serbia, Maqedonia dhe nga vise të tjera. Në mesin e lagjes është ndërtuar Kisha ortodokse, e ndërtuar më 1861, në oborrin e së cilës më vonë është ndërtuar edhe objekti i shkollës serbe, si dhe këmbonarja më 1939.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)