MAPO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


MAPO (shkurt për Magazina Popullore[1]) ishin dyqane të mëdha në Shqipërinë komuniste, të cilat shisnin një asortiment të gjerë produktesh, si produktet ushqimore, produktet e bulmetit, prodhimet e artizanatit dhe veshjet.[2]

Tregu është i pandashëm nga shoqëria njerëzore, pavarësisht prej nivelit të zhvillimit të saj në histori dhe pavarësisht faktit se sociologët termin e “shoqërisë së konsumit” e përdorin për të karakterizuar shoqërinë kapitaliste të disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Edhe pse nuk mund të konkurronte suksesshëm me kapitalizmin, sistemi socialist u përpoq që të krijonte imazhin e konsumit me anë të MAPO-ve, të cilat mund të cilësohen si homologe të qendrave tregtare në Perëndim. Diferenca midis MAPO-ve dhe simotrave evropiane, ishte mungesa e shumëllojshmërisë dhe cilësia e dobët e produkteve industriale në MAPO.[3]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Leonard Newmark, Philip Hubbard, Peter R. Prifti, "Morfologjia", (Palo Alto: Stanford University Press, 1982), 178.
  2. ^ Acronym finder
  3. ^ Shekulli: Konsumatori qytetar shqiptar[lidhje e vdekur]