Magjistralja e Adriatikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Magjistralja e Adriatikut në Neum - Bosnja dhe Hercegovina
Harta e Rugës Evropiane E65

Magjistralja e Adriatikut (kroatisht: Jadranska magistrala) është një rrugë që shtrihet përgjatë bregdetit lindor të Detit Adriatik dhe është pjesë e Rrugës evropiane E65 (Suedia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia). Magjistralja e Adriatikut kalon kryesisht përmes Kroacisë, me shtrirje më të vogla përmes Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ajo është një rrugë e pandarë me dy korsi për pothuajse të gjithë gjatësinë e saj, me përjashtim të një pjese të shkurtër e cila kalon nëpër Zarë (Zadar) dhe 24 kilometres (15 mi) të seksionit të dyfishtë nga Plano (Trogir) në periferitë juglindore të Splitit. Autostrada dyshe është planifikuar të shtrihet më në juglindje deri në Omish (Omiš). Përfundimi i Autostradës Adriatik - Jon është propozuar në mënyrë që të zëvendësojë Magjistralën e Adriatikut si një rrugë transporti rrugor me performancë të lartë përgjatë Bregdetit Adriatik. [1]

Magjistralja e Adriatikut përshkon bregun lindor të Detit Adriatik dhe kalon nëpër tre vende: Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Pjesa më e madhe e autostradës kalon nëpër Kroaci. [2] [3] [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Radimir Čačić (nëntor 2006). "Adriatic-Ionian Transport Corridor on the territory of the Republic of Croatia" (PDF) (në anglisht). Regional Economic Forum Southeast Europe. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 dhjetor 2009. Marrë më 8 shtator 2010.
  2. ^ "Snow and gale force winds block traffic between Dalmatia and the northern Croatia". Večernji list (në kroatisht). 15 dhjetor 2009.
  3. ^ "Odluka o razvrstavanju javnih cesta" [Decision on categorization of public roads]. Narodne novine (në kroatisht). 10 maj 2013.
  4. ^ "Map of border crossings and customs office areas" (PDF). Customs Administration of the Republic of Croatia (në kroatisht). 6 mars 2008.