Mark Wahlberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mark Wahlberg
Mark Wahlberg at the Contraband movie premiere in Sydney February 2012.jpg
Wahlberg në Premierën australiane të filmit Contraband në shkurt 2012
Emri: Mark Robert Michael Wahlberg
Ditëlindja: 5 qershor 1971
Vendlindja: Boston, Massachusetts, SHBA
Filma & seriale 
 shquar:
The Other Guys (2010), The Fighter (2010), Ted (2012) dhe Lone Survivor (2013)
Pseudonime: Marky Mark
Monk D
Bashkëshort(ja): Rhea Durham (2009-)
Kombësia: Amerikan

Mark Robert Michael Wahlberg (lindur në 5 qeshor 1971) është aktor, producent, model, dhe ish repist amerikan. Ai njhej si Marky Mark në fillimet e tij, duke u bërë i famshëm në debutimin në vitin 1991 me grupin Marky Mark and the Funky Bunch. Më vonë ai kaloi në aktrim, dhe njihet në rolet në filmat si: Boogie Nights (1997), Three Kings (1999), The Perfect Storm (2000), Planet of the Apes (2001), Rock Star (2001), The Italian Job (2003), The Departed (2006), dhe ku është nominuar për Academy Award for Best Supporting Actor, The Other Guys (2010), The Fighter (2010), Ted (2012) dhe Lone Survivor (2013). Ai po ashtu ka qënë producent ekzekutiv në tre seri të HBO: Entourage, Boardwalk Empire, dhe How to Make It in America.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Wahlberg ka lindur në Dorchester lagje e Bostonit, Massachusetts, më i vogli nga nëntë fëmijë,[1] me vëllezërit Arthur, Jim, Paul, Robert, Tracey, Michelle, Debbie (vdiq në 2003 në moshën 43), dhe Donnie. Nëna e Wahlberg, Alma Elaine (Donnelly), ishtë punonjëse banke dhe ndihmës-infermiere, dhe babai i Wahlberg, Donald Edward Wahlberg, punonte si shofer korrier. Prindërit e tij u divorcuan në 1982 dhe nga ai moment ai e ndante kohën ndërmjet tyre.[2][3] Babai i tij ishte me prejardhje Suedeze dhe Irlandeze, dhe e ëma me prejardhje Irlandeze, Angleze, dhe Franko-Kanadeze.[4] Nga ana e të ëmës, Wahlberg ka lidhje të largëta me autorin Nathaniel Hawthorne.[5] Wahlberg është rritur si Katolik Roman[6][7] dhe ka ndjekur shkollën e mesme lokale në Boston por nuk e mori diplomën. Ai e mori diplomën e shkollës së mesme në qershor 2013.[8]

Sulmet dhe dënimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Wahlberg ka pasur probleme rreth 20–25 herë me Departamentin e Policisë së Bostonit në rininë e tij. Në moshën 13 vjeçare, Wahlberg krijoi varësi nga kokaina dhe substanca të tjera.[9][10] Në moshën 15 vjeçare, një padi civile u ngrit ndaj Wahlberg për përfshirjen e tij në dy incidente të ndryshme për ngacmim të fëmijëve Afro-Amerikanë (në fillim disa vëllezër dhe e dyta një grup fëmijësh me ngjyrë në një eskursion), duke iu hedhur gurë dhe thirrje epitetesh rraciale.[11] Në moshën 16 vjeçare, Wahlberg iu afrua një meso-burri Vietnamez në rrugë dhe, duke përdorur një shkop të madh druri, e la atë pa ndjenja ndërkohë që bërtistë me epitete raciale. Po atë ditë, ai sulmoi po ashtu edhe një burrë tjetër Vietnamez, duke e lënë viktimën përjetësisht të verbër në njërin sy.[12][13]

Për këto krime, Wahlberg u akuzua për tentativë vrasjeje, u deklarua fajtor për sulm, dhe u dënua me dy vjet heqje lirie në Shtëpinë e Korrektimit Deer Island në Boston. Ai kreu 45 ditë nga dënimi i tij.[12][14] Në një tjetër incident, 21-vjeçari Wahlberg frakturoi nofullën e një fqinji në një sulm të pa provokuar.[15] Duke komentuar në 2006 për krimet e tij të kaluara, Wahlberg ka thënë: "Kam bërë shumë gjëra për të cilat jam i penduar, dhe kam paguar për gabimet e mia." Ai ka thënë se gjëja më e mirë për të bërë ishte të tentonte të kërkonte burrin e verbuar dhe të shlyente gabimin, dhe e ka pranuar që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por shtoi se nuk ndjehej më në faj: "Duhet të shkoja të kërkoja falje dhe deri kur unë vërtetë nisa të bëja mirë për njerëz të tjerë, po ashtu edhe vetes, atëherë filloi të më ikte ndjenja e fajit. Kështu që nuk e kisha më problem të më zinte gjumi natën. Ndjehem mirë kur zgjihem në mëngjes."[16]

Pasi shkoi në burg për sulm, ai vendosi të përmirësonte sjelljen e tij. Sipas Wahlberg, "Sapo fillova atë jetë kriminale, ishte gjithmonë një zë në kokën time që më thoshte që do të përfundoja në burg. Tre nga vëllezërit e mi kishin bërë burg. Motra ime u fut aq herë në burg sa i humba llogaritë. Më në fund isha atje, i mbyllur me ata lloj njerëzish që që unë kisha gjithmonë dëshirë të isha. Tani që i fitova vijat e mia dhe isha si ata, kuptova që kjo nuk ishte kurrë ajo që doja. Kisha përfunduar në vendin më të keq të mundshëm që mund të imagjinoja dhe kurrë nuk doja të të kthehesha aty. Pikë së pari, më duhej të qëndroja drejt dhe i kthjellët." Wahlberg në fillim zbatoi këshillat e pastorit të tij që ti kthente kurrizin krimit. Ai iu tha bandës së tij të rrugës se do ti linte ata dha pati "sherre serioze" me ta për këtë çështje. Aktori komentoi në vitin 2009: "Kam bërë shumë gabime në jetën time dhe kam bërë gjëra të këqija, por kurrë nuk e kam fajësuar rritjen time për këtë. Kurrë nuk jamë sjellur si viktimë në mënyrë që të gjeja një arsye të bindshme për të viktimizuar të tjerët. Gjithçka që bëja ishte faji im. Më është mësuar që në moshë të vogël se cili është ndryshimi ndërmjet të mirës dhe së keqes. Marr përgjegjësi të plotë."[17]

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Wahlberg u bë i famshëm si vëllai i vogël i Donnie Wahlberg i bandës së famshme New Kids on the Block. Mark, në moshën 13 vjeçare, ishte anëtar themeltar i grupit, bashkë me Donnie, Danny Wood, Jordan Knight, dhe Jonathan Knight. Gjithësesi, ai e la shpejt. Me ikjen e tij vendin e zuri Joe McIntyre si anëtar i grupit.

Wahlberg filloi të regjistrojë me Marky Mark and the Funky Bunch, duke arritur hitin "Good Vibrations" nga albumi Music for the People. Disku, i prodhuar nga vëllai Donnie, arriti Nr.1 në Billboard Hot 100, më vonë u çertifikus si platinum single. Soloja e dytë, "Wildside", arriti Nr. 5 në klasifikimin e Billboards Hot Singles Sales dhe Nr. 10 tek Billboard Hot 100.[18] U çertifikua si Solo e Artë (gold single). Marky Mark bëri hapjen për "New Kids on the Block" gjatë turneut të tyre të fundit. Kënga e dytë e "Marky Mark and the Funky Bunch" LP, You Gotta Believe, nuk pati sukses si më parë. Wahlberg më vonë bashkëpunoi me kënkëtarin reggae Prince Ital Joe për albumin Life in the Streets. "Marky Mark and the Funky Bunch" patë po ashtu edhe një video-lojë, të quajtur Marky Mark and the Funky Bunch: Make My Video, e cila megjithëse grupi kishte sukses pësi një zhgënjim të madh. Projkti kombinonte vokale rap dhe ragga me muzikë të fortë eurodance (si në solot Happy People, hiti Gjerman Nr. 1 United, Life in the Streets, dhe Babylon).

Modelimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Wahlberg e tregoi fizikun e tij për herë të parë në videoklipin e Good Vibrations dhe më vonë në reklamat e të mbathurave për Calvin Klein, më pas me reklama televizive për Calvin Klein.[19] Promocionet për revista dhe televizion shpesh shfaqnin Markun vetëm ose të shoqëruar nga modelja Kate Moss.

Në 2012, ai lëshoi një linjë për ushqime sportive të quajtura "Marked".[20]

Filmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Wahlberg tek premiera e filmit ShooterLondër, Mars 2007

Wahlberg e la emrin "Marky Mark" dhe filloi karrierën e aktrimit, duke debutuar për herë të parë në filmin televiziv të vitit 1993 The Substitute. Debutimi në ekranine madh erdhi vitin tjetër, me Danny DeVito feature Renaissance Man. Si fanatik i basketbollit, ai i tërhoqi vëmenden kritikëve në filmin The Basketball Diaries në 1995, duke luajtur rolin e Mickey bashkë me Leonardo DiCaprio. Ai po ashtu luajti në filmin e vitit 1996 të James Foley trilleri Fear.

Ai ka fituar kritika të mira në filmat si Boogie Nights (si Dirk Diggler), Three Kings, The Perfect Storm, The Italian Job, dhe Four Brothers. Performanca e tij tek I ♥ Huckabees u votua si performanca mbështetëse me e mirë e vitit 2004 ngaVillage Voice. Wahlberg u zgjodh si Linus Caldwell tek Ocean's Eleven; por rolin e luajti Matt Damon. Të dy bashkë luajtën në filmin The Departed.[21] Wahlberg u propozua edhe për filmin Brokeback Mountain. Fillimisht mendohej të ishte Wahlberg dhe Joaquin Phoenix si Ennis Del Mar dhe Jack Twist, respektivisht, por të dy aktorët ishin të pa rehatshëm me skenat e seksit. Rolet në fun i shkuan respektivisht Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal.[22]

Wahlberg luajti në dramën e Futbollit amerikan, Invincible, i bazuar në histërinë e vërtetë të banakierit Vince Papale. Ai është po ashtu producent ekzekutiv i serisë së HBO Entourage e cila bazohet pak a shumë tek eksperienca e tij në Hollywood. Ai po ashtu luajti rolin e policit detektiv me gojë të ndyrë në filmin e Martin Scorsese, trillerin The Departed në vitin 2006, në të cilin u nominua në Academy Award si aktori më i mirë mbështetës, një nominim për Golden Globe si aktori më i mirë mbështetës, dhe një çmim NSFC si aktori më i mirë mbështetës. Wahlberg ka konfirmuar se është kërkuar për filmin e ardhshëm të The Departed, por është ende në zhvillim e sipër. Pjesa e dytë e filmit mendohet se do të zhvillohet rreth rreshterit që luhet nga Wahlberg.[23]

Wahlberg tek premiera e filmit Max Payne 2008.

Për tu pregatitur për rolin në filmin Shooter, Wahlberg bëri trajnim për snajper, dhe ishte në gjendje të godiste në shenjë 1 kilometër larg që në ditën e dytë, një arritje e tillë arrihet zakonisht për disa javë stërvitje.[24] Ai ka thënë në disa intervista se të tërhiqet në moshën 40 vjeçare për ti u dedikuar familjes[25] dhe golfit profesional. Gjithësesi, në fillim të vitit 2007 ai tha se ky plan nuk do të funksiononte pasi "loja e tij e golfit ishte e tmerrshme".[26] Ai luajti rolin e Jack Salmon, rol kryesor në filmin e Peter Jackson The Lovely Bones.[27] Në 2007, ai luajti rolin e Joaquin Phoenix në filmin We Own the Night, një film rreth një familjeje policësh në Nju Jork.

Ai luajti në filmin e M. Night Shyamalan The Happening si Eliot Moore, i cili kishte premierën në kinema në 13 qershor 2008. Në të njëjtin vit, ai luajti rolin kryesor në filmin Max Payne, i bazuar në lojën me të njëjtin emër.

Kohët e fundit, Wahlberg është caktuar në një rol kryesor në serinë e katërt të filmave Transformers.

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të viteve 1990, Wahlberg kishte lidhje me aktoren Soleil Moon Frye.[28] Wahlberg ka qëne në marëdhënie me modelen Rhea Durham që prej 2001 dhe u martuan në 1 gusht 2009 në një kishë në Beverly Hills.[29] Çifti ka katër fëmijë, Ella Rae (lindur 2 shtator 2003), Michael Robert (lindur 21 mars 2006), Brendan Joseph (lindur 16 shtator 2008)[30] dhe Grace Margaret (lindur 11 janar 2010).[31]

Babai i Wahlberg, një veteran i Ushtrisë AmerikaneLuftën e Koresë, vdiq në 14 shkurt 2008.[32]

Wahlberg është një Krishter Katolik i devotshëm dhe shkon në kishë çdo ditë.[33] Gruaja e tij u konvertua nga BaptisteKatolike. Wahlberg ka thënë, "Rhea u rrit si Baptiste por ajo donte të pagëzohej dhe të kthehej në katolike para se ne të martoheshim, e cila kërkoi ca kohë."[34] Ndërkohë që ai është i impresionuar nga Papa Françesku, të cilin ai e quan "mbresëlënës", ai ka thënë se nuk është dakord me pikëpamjet e kishës mbi martesat gei, të cilët ai i mbështet.[35]

Ai është po ashtu shumë aktiv në bamirësi, ai ka krijuar një fondacion në maj 2001 për grumbullim fondesh për të rinjtë.[36] Wahlberg është donator edhe në një qëndër për të pastrehët.[37]

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e performancave të aktrimin në filma dhe televizion
Titulli Viti Roli Shënime
Substitute, TheThe Substitute 1993 Ryan Westerberg I kredituar si "Marky Mark"
Renaissance Man 1994 Ushtari Tommy Lee Haywood
Basketball Diaries, TheThe Basketball Diaries 1995 Mickey
Fear 1996 David McCall Nominuar—MTV Movie Award for Best Villain
Traveller 1997 Pat O'Hara
Boogie Nights 1997 Eddie Adams/Dirk Diggler Nominuar—Satellite Award for Best Actor – Motion Picture Drama
Big Hit, TheThe Big Hit 1998 Melvin Smiley
Corruptor, TheThe Corruptor 1999 Detektivi Danny Wallace
Three Kings 1999 Troy Barlow
The Life of Brooke Connors 2000 Vetja
Yards, TheThe Yards 2000 Leo Handler
Perfect Storm, TheThe Perfect Storm 2000 Robert "Bobby" Shatford
Planet of the Apes 2001 Captain Leo Davidson
Rock Star 2001 Chris "Izzy" Cole
Truth About Charlie, TheThe Truth About Charlie 2002 Joshua Peters
Italian Job, TheThe Italian Job 2003 Charlie Croker Rol kryesor
Entourage 2004
2008
2009
2010
Vetja "Pilot" (Sezoni 1, Episodi 1)
"Unlike a Virgin" (Sezoni 5, Episodi 2)
"Fore" (Sezoni 6, Episodi 5)
"Tequila and Coke" (Sezoni 7, Episodi 7)
I Heart Huckabees 2004 Tommy Corn Village Voice Film Poll—Best Supporting Performance
Nominuar—Satellite Award for Best Supporting Actor – Motion Picture Musical or Comedy
Four Brothers 2005 Robert "Bobby" Mercer Rol kryesor
Invincible 2006 Vincent "Vince" Francis Papale Rol kryesor
Departed, TheThe Departed 2006 Sgt. Sean Dignam Boston Society of Film Critics Award for Best Supporting Actor
National Board of Review Award for Best Cast
National Society of Film Critics Award for Best Supporting Actor
Satellite Award for Best Cast – Motion Picture
Nominuar—Academy Award for Best Supporting Actor
Nominuar—Golden Globe Award for Best Supporting Actor – Motion Picture
Nominuar—Online Film Critics Society Award for Best Supporting Actor
Nominuar—Screen Actors Guild Award for Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture
Nominuar—Toronto Film Critics Association Award for Best Supporting Actor
Shooter 2007 Sgt. Bob Lee Swagger Rol kryesor
We Own the Night 2007 Kapiteni Joseph "Joe" Grusinsky
Saturday Night Live 2008 Vetja "Josh Brolin/Adele" (Sezoni 34, Episodi 5)
Happening, TheThe Happening 2008 Elliot Moore Nominuar—Golden Raspberry Award for Worst Actor
Max Payne 2008 Max Payne
Lovely Bones, TheThe Lovely Bones 2009 Jack Salmon
Date Night 2010 Holbrooke Grant
Other Guys, TheThe Other Guys 2010 Detektivi Terry Hoitz Rol kryesor
Fighter, TheThe Fighter 2010 Micky Ward Edhe producent
African-American Film Critics Association for Best Actor
Boston Society of Film Critics Award for Best Cast
Broadcast Film Critics Association Award for Best Cast
Nominuar—Golden Globe Award for Best Actor – Motion Picture Drama
Nominuar—San Diego Film Critics Society Award for Best Performance by an Ensemble
Nominuar—Screen Actors Guild Award for Outstanding Performance by a Cast in a Motion Picture
Nominuar—Washington D.C. Area Film Critics Association Award for Best Ensemble
Contraband 2012 Chris Farraday
Ted 2012 John Bennett MTV Movie Award for Best On-Screen Duo (baskë me Seth MacFarlane)
Spike Guys' Choice Award for Best Fight Scene
Nominuar—MTV Movie Award for Best Fight (bashkë me Seth MacFarlane)
Nominuar—MTV Movie Award for Best Kiss (bashkë me Mila Kunis)
Nominuar—Broadcast Film Critics Association Award for Best Actor in a Comedy
Broken City 2013 Billy Taggart
Pain & Gain 2013 Daniel Lugo
2 Guns 2013 Michael "Stig" Stigman
Lone Survivor 2013 Marcus Luttrell Në pritje—Teen Choice Award for Choice Movie Actor: Action
Transformers: Age of Extinction 2014 Cade Yeager[38]
Mojave 2014 Post-produksion
The Gambler 2015 Duke u filmuar
Ted 2 2015 John Bennett Para-produksion
Transformers 5 2016 Cade Yeager Para-produksion
Lista e kreditimeve si producent
Titulli Viti Roli Shënime
Entourage 2004–11 Producent ekzekutiv British Academy Television Award for Best International Programme (2006)
We Own the Night 2007 Producnt
In Treatment 2008–10 Producent ekzekutiv
How to Make It in America 2010–11 Producent ekzekutiv
Boardwalk Empire 2010–sot Producent ekzekutiv Golden Globe Award for Best Television Series – Drama
Nominuar—Primetime Emmy Award for Outstanding Drama Series (2011, 2012)
Nominuar—Golden Globe Award for Best Television Series – Drama (2011, 2012)
Fighter, TheThe Fighter 2010 Producent Nominuar– Academy Award for Best Picture
Nominuar—Broadcast Film Critics Association Award for Best Film
Nominuar—Golden Globe Award for Best Motion Picture – Drama
Contraband 2012 Producent
Broken City 2013 Producent
Prisoners 2013 Producent ekzekutiv
Lone Survivor 2013 Producent
Entourage 2015 Producent

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Mark Wahlberg Biography. Biography.com. Vizituar në 14 gusht 2010.
  2. ^ "Changing Room". Forbes. June 30, 2008. Retrieved August 14, 2010. 
  3. ^ Stephen Galloway (12 dhjetor 2013): Mark Wahlberg on 'Entourage' Cast Apology, Wish to Own a Studio and 'Highway to Heaven' Reboot Pitch. The Hollywood Reporter. Vizituar në 8 janar 2014.
  4. ^ Ancestry of Mark Wahlberg. Wargs.com. Vizituar në 10 janar 2014.
  5. ^ Pierce, Kathleen (May 14, 2011). "Just call him pop culture's sleuth". The Boston Globe. 
  6. ^ Robin Lynch, Ileana Young (September 21, 2008). "Mark of a man". Herald Sun (Australia). Retrieved September 9, 2010. 
  7. ^ "Reformed bad boy Mark Wahlberg goes to church during Australian tour". Herald Sun (Australia). August 17, 2010. Retrieved September 9, 2010. 
  8. ^ Raha Lewis (16 shtator 2013): Mark Wahlberg Earns His High School Diploma. People. Vizituar në 17 shtator 2013.
  9. ^ Vanity Fair. Rogue Star. Markwahlbergfan.com. Vizituar në 14 gusht 2010.
  10. ^ Burke, Monte (June 30, 2008). "Changing Room". Forbes. 
  11. ^ Commonwealth of Massachusetts v. Michael Guilfoyle, Derek Furkart, and Mark Wahlberg. Vizituar në 16 tetor 2013.
  12. ^ a b Criminal Complaint In the Suffolk County Superior Court, Commonwealth of Massachusetts 1988. Arkivuar nga Origjinali në 28 shtator 2007. Vizituar në 29 shtator 2007.
  13. ^ Commonwealth v. Mark R. Wahlberg. Vizituar në 16 tetor 2013.
  14. ^ A Candid Chat With Mark Wahlberg – ABC News. ABC News (29 shtator 2006). Vizituar në 14 gusht 2010.
  15. ^ Crehan vs. Mark Wahlberg and Derek McCall. Vizituar në 16 tetor 2013.
  16. ^ A Candid Chat With Mark Wahlberg – ABC News Sept. 29, 2006. ABC News (29 shtator 2006). Vizituar në 14 gusht 2010.
  17. ^ Mark Wahlberg: I left the mean streets for Hollywood, The Daily Mail, December 26, 2009
  18. ^ [1]
  19. ^ Wilson, Eric (May 12, 2010). "Stretching a Six-Pack". The New York Times. Retrieved July 28, 2011. 
  20. ^ Good vibrations? Mark Wahlberg and GNC create new MARKED sports nutrition range
  21. ^ filmfodder.com: archive: ocean's 11. Filmfodder.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
  22. ^ 'Brokeback Mountain' Script 'Creeped Out' Mark Wahlberg – Starpulse Entertainment News Blog. Starpulse.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
  23. ^ Stax (5 shkurt 2007): IGN.com article about Departed 2 problems. Retrieved February 9, 2007. Movies.ign.com. Vizituar në 28 janar 2011.
  24. ^ Wahlberg goes to sniper school: About training as a shooter. visualhollywood.com.
  25. ^ Actor Mark Wahlberg says he plans to retire at age 40.
  26. ^ HBO interview. Arkivuar nga Origjinali në 7 mars 2008.
  27. ^ Cardy, Tom (October 23, 2007). Lovely Bones' Gosling in shock exit. Dominion Post. Retrieved October 23, 2007. 
  28. ^ Marjorie Rosen (26 prill 1993): 'Now I Can Be Free'. People. Vizituar në 23 prill 2011.
  29. ^ Pernilla Cederheim (1 gusht 2009): Mark Wahlberg Gets Married!. People.com. Vizituar në 26 prill 2013.
  30. ^ Mark Wahlberg and Rhea Durham Welcome Son Brendan Joseph. People.com (30 shtator 2008). Vizituar në 26 prill 2013.
  31. ^ Julie Jordan (13 janar 2010): It's a Girl for Mark Wahlberg. People.com. Vizituar në 26 prill 2013.
  32. ^ Donald E. Wahlberg. Boston Herald. Vizituar në 27 tetor 2008.
  33. ^ Mark Wahlberg talks central role of faith and prayer in his daily life. Au.christiantoday.com. Retrieved on 2012-12-16.
  34. ^ Gabrielle Donnelly (24 dhjetor 2010): 'The first thing I do each day is pray'. Catholic Herald. Vizituar në 26 prill 2013.
  35. ^ Stephen Galloway (12 dhjetor 2014): Mark Wahlberg on 'Entourage' Cast Apology, Wish to Own a Studio and 'Highway to Heaven' Reboot Pitch. The Hollywood Reporter. Vizituar në 8 janar 2014.
  36. ^ The Mark Wahlberg Youth Foundation. Markwahlbergyouthfoundation.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
  37. ^ Mark Wahlberg on How He Helps the Homeless. Youtube.com. Vizituar në 21 janar 2014.
  38. ^ Transformers 4 Casting Sheet Reveals Crosshairs, Drift, Dinobots, Human Characters - Transformers News - TFW2005

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mark Wahlberg