Jake Gyllenhaal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jake Gyllenhaal
Jake Gyllenhaal u lind më 19 Dhjetor 1980, në Los AngelesKalifornisë. Është i biri i Stephen Gyllenhaal, një regjisor hollivudian dhe Naomi Foner, producente dhe skenariste. Gjithashtu Jake është vëllai i Maggie Gyllenhaal, një aktore e suksesshme. Jake Gyllenhaal debutoi për herë të parë në filmin City Slickers ku luajti djalin e personazhit të luajtur nga aktori Billy Cristal. Me këtë rol ai filloi karrieren e tij si një aktor që premtonte shumë në të ardhmen, duke e vërtetuar këtë me paraqitjet e tij të mëvonshme në filmat Moonlight Mile, Donnie Darko ( që konsiderohet të jetë filmi i tij më i suksesshëm deri më tani), The Day After Tomorrow, Jarhead dhe më së fundi Brokeback Mountain, filmi që i dha atij rastin të nominohet për çmimet më prestigjioze në industrinë e filmit, duke përfshirë këtu çmimim Bafta ku ai fitoi për Best Supporting Actor (Aktori më i mirë në rol mbështetës) për të cilin kishte një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, si dhe arritja e tij më e madhe, nominimi për çmimin Oskar si Aktori Më i Mirë Dytësor për rolin Jack Twist. Fatkeqësisht, gjyqtarët nuk vendosën t'i japin Oskarin atij, duke e ndarë këtë çmim për aktorin George Clooney. Ky vendim ngriti polemika mes adhuruesve të Jake-it, të cilët insistonin se nuk i ishte dhënë çmimi, për të vetmen arsye sepse filmi kishte një temë konservative. Sidoqoftë, për këtë rol Gyllenhaal fitoi edhe çmime tjera si Best Performance dhe Best KissMTV Movie Awards 2006. Momentalisht ai po bën xhirimet për filmin Zodiac që pritet të dalë në kinema rreth fundit të Janarit 2007.

Trivia[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Jake Gyllenhaal në Brokeback Mountain (2005)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]