Materialet feromagnetike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Materialet feromagnetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

-Materialet për të cilat vlen:

   µr>>1  dhe  µr=f(H)≠konst 

njihen me emrin materiale FEROMAGNETIKE. Këto materiale fare lehtë magnetizohen në drejtim te fushës magnetike. Gjatë kësaj, shkalla e magnetizimit nuk është proprocionale me intenstitetin e fushës magnetike, por varësia e tyre ka formë te komplikuar. Përfaqësuesit më tipik janë: Hekuri, Nikeli, Kobalti dhe legurat e tyre. Te materialet feromagnetike vërehet magnetizimi spontat dhe kur materiali nuk është nën ndikimin e fushës së jashtme magnetike. Kjo gjendje e këtyre materialeve shpjegohet me praninë e një orientimi te caktuar të momenteve magnetike. Feromagnetizmi si veçori është i lidhur ngushtë me:

  • -strukturën elektrike te atomeve te lira,
  • -tipin e kristaleve ne temperaturë të dhomës,
  • -rreze të atomeve për materiale në gjendje të ngurtë dhe
  • -temperaturë maksimale deri ku ekziston feromagnetizmi.

Në gjendjen magnetike ndikon edhe temperatura. Për te gjitha materialet magnetike ekziston një temperaturë, me të cilën humbin veçoritë magnetike dhe bëhen paramgnetike. Temperatura në të cilën materialet i humbin veçoritë e tyre feromagnetike, quhet temperatura Kiri dhe është karakteristike për materiale magnetike. Kjo shënohet me Tcf. Rëndësi te posaçme ka varësia jolineare dhe e shumëvlefshme e induksionit magnetik dhe e magnetizimit prej intenzitetit te fushës magnetike. Për temperatura më të larta se ajo kritike, kjo varësi behet lineare dhe është e njëvlefshme, kështu që susceptibiliteti magnetik mund të përcaktohet me barazinë:

χm=C/(T-Tcp)


Duke u mbështetur ne gjendjen e përshkruar, mund të konstatojmë se materialet feromagnetike në diapazonin e temperaturës T deri Tc duhet të tregojnë magnetizimi spontan te caktuar, pa marrë parasysh se a kanë qenë ose nuk kanë qenë këto materiale nën ndikimin e fushës së jashtme magnetike.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • A.Abazi & J.Krasniqi . Materialet elektroteknike . Prishtinë 1997.