Meksika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

(Përcjellë nga Meksik)
Shko te: navigacion, kërko
Estados Unidos Mexicanos
Flamuri Meksika Emblema - Meksika
Meksika Meksika
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja -Meksika

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Artikulli kryesor : Historia

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

[redaktoni] Njësit administrative

Artikulli kryesor : Njësit administrative

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia

Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me SHBA, Guatemalën dhe Belizen. Laget nga oqeani Paqësor dhe gjiri i Meksikës. Territori i Meksikës ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, nga veriu në jug duke përfshirë edhe pllajën qendrore, Në jug, rrafshnalta ndahet nga Paqësori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore është zonë sizmike me vullkane aktivë (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaçiuatl, 5286 m). Bregu i Paqësorit përbëhet nga ultësira të ngushta bregdetare: për rreth 1300 km shtrihet gadishulli i Kalifornisë së Poshtme. Brigjet e gjirit të Meksikës janë të ulëta dhe vijëdrejta deri në gadishullin Jukatan. Lumi Rio Grande për 1800 km shënon kufirin me SHBA dhe derdhet në gjirin e Meksikës. Rrjedhat e tjera të ujit zbresin në anën atlantike dhe grumbullohen në liqenet e kripur. Në anën e Paqësorit rrjedhat e ujit janë të shkurtra e të rrëmbyera. Pjesa më veriore e vendit ka një klimë shumë të nxehtë dhe të thatë, sepse malet pengojnë erërat oqeanike. Në pjesën më të madhe të pllajës qendrore, klima tropikale zbutet nga lartësia. Mbi 2000 m lartësi klima është malore. Në zonat bregdetare dhe në Jukatan klima është tropikale, me temperatura të larta.

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia

Meksika është një vend i industrializuar i pasur me burime natyrore. Është vendi i parë në botë për prodhimin e argjendit, zotëron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Është e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe përpunimi i naftës dhe bien në sy investimet të kapitaleve të huaja (sidomos SHBA), që tërhiqen nga krahu i lirë i punës. Në sektorin e bujqësisë është e punësuar rreth 1/4 e popullsisë, por rendimentet në bujqësi nuk janë të larta. Rreth 10% e tokave bujqësore është në pronësi të ndërmarrjeve të mëdha, që bazohen në një bujqësimoderne dhe prodhojnë për eksport (pambuk, kallam sheqeri, kafe, kakao), por pjesa tjetër është e ndarë në eksporte të vogla që bazohen në bujqësinë tradicionale (grurë, fasule, misër).

[redaktoni] Demografia

Artikulli kryesor : Demografia

Popullsia përbëhet nga të bardhët (rreth 10%), sidomos me prejardhje spanjolle, 30% nga indiosët, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë metisët. Gjatë dyzet viteve të fundit vendi ka pësuar një rritje të madhe të popullsisë. Për shumë meksikanë e vetmja shpresë mbeti emigrimi drejt SHBA, Gjuha zyrtare është spanjishtja, që flitet nga rreth 90% e popullsisë; janë të përhapura edhe gjuhë të ndryshme amerinde (nahua, maja, etj.). Feja më e përhapur është katolicizmi. Zonat më të populluara të Meksikës janë pllaja qendrore kufiri me SHBA. Qytetet kryesore janë Meksiko, Guadalahara, Monterreji, etj.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Rrjeti rrugor është mjaft i ngjeshur. Për t'u përmendur është Karretera Panamerikane, që përshkon vendin nga veriu në jug. Po shtohet përdorimi i rrjetit hekurudhor dhe transporti ajror; portet detare kryesore ndodhen ne gjirin e Meksikës. Sektori i shërbimeve ka pësuar një zhvillim të madh. Këtu prin turizmi. Zhvillim i vendit dëmtohet nga borxhi i jashtëm shumë i lartë. Prej vitit 1994 Meksika, Kanadaja dhe SHBA, kanë krijuar një zonë të shkëmbimit të lirë të mallrave, NAFTA.

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:
Wikimedia Commons gjeni më shumë në artikullin:






Në gjuhë të tjera