Membrana e qelizës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Membrana qelizore është pjesa e qelizës e cila ka funksion te përmbaje citoplazmën e qelizës dhe te sherbej për te shkëmbyer metabolitet mes lëngut brendaqelizor dhe lëngut jashtëqelizor, atij përreth qelizës. Ka një trashësi prej rreth 6-8 nm dhe është e formuar nga dy sipërfaqe; ajo e brendshmja dhe e jashtmja, te cilat janë te ndërtuara nga fosfolipide dhe proteina.

Përbërja[redakto | redakto tekstin burimor]

Fosfolipidet kryesore janë fosfatidilkolina, fosfatidil serina, fosfatidil inozitoli, e fosfatidil etanolamina. Përbehet edhe nga sfingomielinë dhe kolesterol. Gjithë fosfolipidet janë te perberë nga një pjese idrofile nëkontkt me ujin (tretësisën ujore) jashtëqelizor dhe pjesa idrofobike që nuk bashkëvepron me ujin jashtqelizor. Perberja kimike e membranese eshtë rreth 70 % lipide e 25-30 % proteina.

Proteinat janë dy llojesh ato qe ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme ose te brendshme te shtresës lipide o ato qe tejkalojnë te dy pjesët e shtresave lipide. Perbehet edhe nga një pjese glucide e cila ndodhet e lidhur o me proteinat ose me lipidet duke formuar glicoproteine o glicolipidi.

Funksionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Membrana ka si funksion shkëmbimin e substancave mes përmbajtjes brenda qelizore e jashtë qelizore dhe kjo behet nepermjet disa mekanizmave. Nje menyrë është nepermjet përhapjes se lehtësuar ku hyjnë ne ndihme transportuesit, një mënyre tjetër eshtë nepermjet gradientit te përqendrimit te një substance të caktuar. Mënyra tjetër është nepermjet përdorimit të ATP-së si energi per te kryer shkëmbimin. Membranat mes dy qelizave nuk kane nje vazhdimësi mes tyre por jane te ndara. Lidhjet qe formohen mes tyre janë te ndryshme një lloj lidhje është desmosomi apo emidesmosomi. Lidhja komunikore lejon shkëmbimin e substancave shume te vogla deri ne 40 kdalton. Nje mënyrë tjetër është pllaka adesiva nepermjet disa proteinave te cilat janë vincilina, tensina, a-actina, fibronektina.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]