Kolesteroli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kolesteroli është një substancë yndyrore si dyll dhe pjesërisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Pa të asnjë individ nuk mund të jetojë. Është i nevojshëm për qelizat, nervat dhe prodhimin e hormoneve.
Kolesteroli i pashkrishëm - 80% e tij prodhohet nga mëlçia, ndërsa 20% merret nga ushqimi. Ai nuk shkrihet në gjak, kështu që transportohet aty ku është i nevojshëm, duke u lidhur me proteinat e yndyrshme, të cilat janë dy llojesh: të mira dhe të këqija: proteinat Ldl me dendësi të ulët (të këqija) dhe proteinat Hdl me dendësi të lartë (të mira). Proteinat Ldl e dërgojnë kolesterolin në periferi, ndërsa ato Hdl e transportojnë nga periferia në mëlçi. Kolesteroli i tepërt mund të depërtojë në muret e brendshme të arterieve, duke shkaktuar pllakat.
| Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |

