Meningjiti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ndezja apo inflamacioni i cipave të trurit e palcës kurrizore.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Simptomat
Shtrëngim i qafës (i sëmuri nuk mundet aspak ose vetëm me vështirësi të prek gjoksin me mjekër), temperaturë e ngritur, dhimbje e fortë koke, vjellje si dhe ndjeshmëri e lartë ndaj dritës, zhurmës dhe ndaj prekjes.
Simptoma tipike janë shtrëngimi i qafës (meningizmus) dhe shenja neurologjike sipas Kernig.
[redakto] Shkaktarët
[redakto] Infeksionet
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset : Entero- dhe Coxsackie-viruset (të familjes Picornaviridae), viruset Epstein-Barr dhe Herpes Simplex Tip 2 (Herpesviridae), LCM, HIV (Retroviridae) etj.
Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin. Te foshnjat : Entero-bakteret (p.sh Escherichia coli), grupi B i streptokokëve, Listeria monocytogenes; te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare: Hameophilus influenazae, meningokokët (Neisseria meningitidis), pneumokokët (Streptococcus pneumoniae); kurse te të rriturit: meningokokët, pneumokokët, po ashtu kërpudhat dhe parazitët.
Bakteret hyjnë në organizëm kryesisht nëpërmjet të hapësirës së gojës, laringut, hundës, nëpërmjet të veshit të mesëm ose mushkërive, por edhe frakturat e kafkës mundësojnë kalimin e baktereve për në cipë të trurit. Ato ngjiten nëpërmjet pikave në ajër (p.sh. prej teshtimës së të sëmurit) e kështu favorizohet infektimi me të në ambiente me shumë njerëz e të ajrosura keq (si salla leximi me dritare te mbyllura, në kampe të refugjatëve etj).
Vërtetimi i shkaktarit është shumë i rëndësishëm, pasi që meningjiti nga viruset ka një zhvillim më të butë të sëmundjes dhe ka shumë rrallë pasoja të mëtutjeshme në krahasim me meningjitin e shkaktuar nga bakteret.
[redakto] Arsye tjera të ndezjes
- Tumoret: leukemia, limfomat, tumoret e trurit, metastazat cerebrale
- Sarkoidoza
- Drogat: drogat e forta apo të lehta si kokaina, marihuana etj
- Methotrexate (Amethopterin)
- Helmimi me plumb (Pb)
[redakto] Terapia
[redakto] Pasojat dhe komplikimet
Meningjiti i shkaktuar nga bakteret nëse nuk shërohet me terapi mund të dërgoj edhe deri në vdekje, mirëpo edhe nën terapi vdekshmëria është 5 deri 30 %. Një ndër komplikimet është Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë të metat mendore dhe vdekja.
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Para marrjes me seriozitet të ndonjë recepte ose informate për të aplikuar në ju ose ndonjë person tjetër ju lutemi shikoni Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! Nëse ju pasi keni lexuar artikullin dhe udhëzimet mbi këto artikuj keni aplikuar përmbajtjen e artikullin në ju ose në ndonjë person tjetër atëherë ju merrni tërë përgjegjësinë mbi pasojat. |