Merce Rodoreda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Merce Rodoreda i Gurgui
Merce Rodoreda i Gurgui
Të dhënat personale
Lindi më: 10 tetor 1908
Lindi në: Barcelonë
Vdiq më: 13 prill 1983
Vdiq në: Gironë
Kombësia: Spanjolle
Profesioni: Shkrimtare


Merce Rodoreda i Gurgui (10 tetor 1908 – 13 prill 1983) ishte noveliste spanjolle që shkroi në gjuhën katalunase.

Ajo konsiderohet të jetë novelistja më e rëndësishme e periudhës së pasluftës. Novela e saj La plaça del diamant (‘Diamanti katrore’, i përkthyer si Koha e Pëllumbave, 1962) u vlerësua si novela më e mirë e gjithë kohës dhe që nga viti kur u publikua për herë të parë, ajo u përkthye në mbi 30 gjuhë. Po ashtu konsiderohet si njëra nga novelat më të mira të botuara në Spanjës pas Luftës Civile Spanjolle.[1]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajo u lind në Carrer de Balmes në Barcelonë, në vitin 1908. Prindërit e saj ishin Andreu Rodoreda, nga Terrasa dhe Montserrat Gurgui nga Maresme.[2] Në vitin 1928, vetëm 20 vjeçare, ajo u martua me dajën e saj Joan Gurgui, 14 vjet më i vjetër, dhe në vitin 1929 ajo lindi fëmijën e saj të vetëm, Jordin. Ajo filloi karrieren e saj si shkrimtare në tregime të shkurtra nëpër revista, si një ikje nga martesa e saj e palumtur. Ajo shkroi novela psikologjike, duke përfshirë Aloma e cila fitoi çmimin Crexells, por edhe me suksesin që gëzonte si romanciere, Rodoreda vendosi ta ribënte dhe ta ribotonte atë disa vite më vonë pasi ajo nuk ishte plotësisht e kënaqur në këtë periudhë të jetës së saj dhe veprat e saja në atë kohë.

Në fillim të Luftës Civile Spanjolle, ajo punoi për Qeverinë Autonome të Katalunisë.

Ajo u mërgua në Francë dhe më vonë në Zvicër, ku në vitin 1957 theu heshtje me botimin e librit të saj Twenty-two short stories (22 tregime të shkurta), me të cilin fitoi çmimin Víctor Català. Me Camelia Street (El Carrer de les Camèlies) (1966) ajo fitoi disa çmime. Në vitet e 1970-ta, ajo u kthye në Romanyà de la Selva në Kataluni dhe përfundoi novelën e saj Mirral trencat (Pasqyra e thyer) në vitin 1974.

Ndër veprat e tjera ishin edhe Viatges i flors (Udhëtime dhe lule) dhe Quanta, quanta guerra (Sa shumë luftë) në vitin 1980, i cili ishte edhe viti kur ajo fitoi Premi d'Honor de les Lletres Catalanes. Gjatë periudhës së fundit të jetës së saj, puna e saj stili i saj u zhvillua nga ai i zakonshmi psikologjik në më simbolik dhe më misterioz.

Në vitin 1998 u dha një çmim në letërsi në emër të saj: çmimi Merce Rodoreda për tregime të shkurtra.

Ajo ishte Anëtare Nderi në [[en: Associació d'Escriptors en Llengua Catalana|Shoqatën e Shkrimtarëve të Gjuhës Katalunase. Një bibliotekë në Platja d’Aro mban emrin e saj.

Ajo vdiq në Gironë nga kanceri i mëlçisë dhe u varros në varrezat e Romanya-s.[3]

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Aloma (1938)
  • Vint-i-dos contes (1958)
  • La plaça del diamant (The Time of the Doves) (1962)
  • El carrer de les camèlies (1966)
  • Jardí vora el mar (1967)
  • Mirall Trencat (1974)
  • Semblava de seda i altres contes (1978)
  • Quanta, quanta guerra... (1980)
  • La mort i la primavera, ("Death in Spring"; Rochester, NY: Open Letter Books 2009, ISBN 978-1-934824-11-5).


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Gabriel García Márquez (18 Maj 1983): ¿Sabe usted quién era Mercè Rodoreda? (spanish). El País. Vizituar në 29 Mars 2014.
  2. ^ tvcatalunya.com
  3. ^ Article in La Vanguardia of 1983/04/16

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Mercè Rodoreda