Milush Kopiliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Millosh Kopiliqi/Miloš Obilić (serbish: Милош Обилић) është hero, personalitet historik shqiptar nga fshati Kopiliq i Epërm i Drenicës.

Ai ishte një prijës i djalërisë së Drenicës ku merrnin pjesë rreth 2.000 drenicakë "burrë për shpi".[citim i duhur]

Ai me problemet që kishte me Brankoviqët, përfaqëson rivalitetin serbo-shqiptar në mesjetë përm mbizotërimin e Drenicës dhe pjesës tjetër të Dardanisë. Kështu në prag të betejës së Kosovës Vuk Brankoviqi i thur intriga tek Car Lazari duke e akuzuar për tradhëti Millosh Kopiliqin.

Në Betejën e Fushë-Dardanisë ai arriti të futej tek shatori i Sulltanit, dhe e goditi keq me thikë duke ia shkapërderdhë zorrët nëpër tokë. Sulltani pas pak vdiq, ndërsa Millosh Kopiliqin e dënuan me vdekje.

Sa i përket legjendës shqiptare, ajo thotë se Millosh Kopiliqi, kur ia prenë turqit kokën ai kapi kokën me duart e veta,dhe shkoi tek një krua që ta ngjiste me ujin e kroit. Por kur shkoi aty disa vajza bërtitën "shih një njeri pa krye", dhe Milloshi iu bërtet "Unë pa kry e ju pa sy",në kuptimin se ato nuk ia kanë parë kokën që e ka me vete. Në atë moment sipas legjendës i zuri mallkimi, Milloshi vdiq dhe vajzat u verbuan.

Në fshatin Kopiliq i Epërm, ende janë "Pusi i Milloshit", "Kulla e Milloshit", kjo e fundit i kanë mbetur vetëm themelet.

Këtë hero shqiptar drenicak, historiografia serbe është munduar ta bëjë të vetin duke falsifikuar të dhënat historike.[citim i duhur]

Emri i Millosh Kopiliqit, është i njëjtë "Millosh" si tek shqiptarët ashtu edhe tek serbët, ndërsa mbiemri tek shqiptarët është origjinal "Kopiliq" ndërsa tek serbët "Obiliq".[citim i duhur]