Minella Borova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Minella Borova.jpg

Minella Borova ka lindur më 22 shkurt 1947, në qytetin e Korçës, vdiq në 30 qershor 2013Buenos Aires Argjentinë në moshën 66 vjeçare. Më 1969 mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” në Korçë. Më pas për 14 vjet, punoi si pedagog në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë. Ka realizuar rreth 50 role në skenën e teatrit, si ne “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë” si dhe mbi 30 karaktere në kinematografinë shqiptare, si tek filmat e sukseshëm “Rrugë të bardha”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në pranverë”, “I paharruari”, “I treti”, etj.

Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, atje ku jetoi me gjithë familjen e tij deri në fund të jetës së tij.Ai ka interpretuar ne teatrin “San martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat I ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e mdërkombëtare të organizuara në Shqipëri (Tiranë, Elbasan, Pogradec), Kosovë, maqedoni etj. “Ku puthen dy oqeanet” është vëllimi i tij i parë poetik.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]