Monika Kryemadhi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Monika Kryemadhi | |
---|---|
Kryetaria e LSI-së | |
Në detyrë 5 korrik 2017 – aktiv | |
Paraprirë nga | Petrit Vasili |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 9 prill 1974 Tirana |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS (1991–2005) LSI (2005) |
Bashkjetuesja/et | Ilir Meta |
Punësimi | Politikane |
Nënshkrimi | |
Monika Kryemadhi është një politikane shqiptare, anëtare e Parlamentit dhe kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).[1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryemadhi është diplomuar në degën Bio-Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës Gusht 1999 – Dhjetor 1999 ka kryer studime mbi sigurinë rajonale në “George C. Marshall European Center for Security Studies”, Gjermani.
Ndërkohë në vitin 2000–2002 ka kryer Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik të Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.
Në prill të vitit 2002 ajo ka marrë “Certificate of Appreciation” nga Qendra George C. Marshall.
Njëkohësisht në prill 2002 ka mbaruar “Leadership for the 21 st Century: Chaos, Conflict and Courage” në Harvard University.
Gjithashtu në vitin 2015 ka përfunduar Doktoraturën për “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Këndvështrimin Ekonomik dhe Juridik”.
Znj. Kryemadhi njeh në nivel shumë të mirë dhe dy gjuhë të huaja, gjuhën angleze dhe atë frengjisht.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Angazhimi i saj politik ka filluar që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH. Në janar të vitit 1992 u zgjodh anëtare e Kryesisë dhe në maj të po atij viti, ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it ne Kongresin e I dhe II. Ajo mbajti funksionin Presidente e FRESSH deri në prill të vitit 2002. Nga viti 1995 deri 2000 ajo u zgjodh nënkryetare e Socialist International Youth IUSY. Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Gjatë kësaj kohe ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës për të cilin ajo është zgjedhur Sekretare e Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës. Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke zëvëndësuar Petrit Vasilin, i cili dha dorëheqjen.[2]
Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka bërë një duet me Majlinda Bregu te Kënga Magjike 07. Te Kënga Magjike 07 ajo ishte edhe anëtare e jurisë.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryemadhi është e martuar me politikanin tjetër Ilir Meta, me të cilin ka tre fëmijë: Bora, Besar, dhe Era Metaj.[3] Në vitin 2017, kur Meta u zgjodh Presidenti i Shqipërisë, Kryemadhi refuzoi të bëhej Zonja e parë e vendit, duke zgjedhur të vazhdojë të ishte deputete e parlamentit.[4]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://www.neweurope.eu/article/albania-must-stay-course-eu-integration-says-nations-influential-woman-politician/ Arkivuar 22 qershor 2018 tek Wayback Machine
https://www.europeaninterest.eu/article/new-politics-new-generation-albania/
https://www.youtube.com/watch?v=_pecSl0X1qs
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Njihuni me znj. Monika Kryemadhi". Lëvizja Socialiste për Integrim. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2019. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e LSI". Sot.com.al. 5 korrik 2017. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tre fëmijët e presidentit". Tiranapost.al. 30 prill 2017. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Monika Kryemadhi: Nuk do të jem Zonjë e Parë, por deputete e LSI". Koha Jonë. 28 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2018. Marrë më 17 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |